Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një intervistë për ‘Tyc Sports’, Leo Messi shpjegon se pas një viti të parë të vështirë në Paris, tani është shumë i përshtatshëm dhe i gatshëm për të shfaqur aftësitë e tij
SPANJE - Në stërvitje me Argjentinën, përpara se të ndeshet me Italinë të mërkurën më 1 qershor në Londër (20:45), Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin ‘Tyc Sports’. Dhe ai iu rikthye përshtatjes së tij me PSG-në, më shumë se sa pritej: “E vërteta është se ishte një vit i vështirë. Më duhej të mësohesha me një mënyrë loje që nuk isha mësuar. Në PSG, ne e shohim futbollin ndryshe. Në Barcelonë, ku kam luajtur gjithë jetën, kisha shokë skuadre që më njihnin përmendsh".
Shtatë herë ‘Topi i Artë’ i “France Football” evokon edhe dëmtimin e hershëm të kontraktuar në gju, i cili ngadalësoi përshtatjen e tij dhe, mbi të gjitha, rikuperimin e tij të vështirë pasi u prek nga Covid-19: “Unë u sëmura shumë rëndë. Covid më la me plagë në mushkëri. Nuk mund të stërvitesha. Kam kaluar rreth një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoj”.
I pyetur për fishkëllimat që ka qenë objektivi i ultrasve të PSG-së, ylli argjentinas është shprehur i habitur, por nuk është ofenduar: “Nuk më ka ndodhur kurrë në Barcelonë, përkundrazi. Ney dhe unë ishim më të synuarit. E kuptoj zemërimin e tifozëve sepse nuk është hera e parë që skuadra eliminohet në këtë mënyrë në Champions League”.
Megjithatë këto kujtime të këqija e lënë optimist për sezonin e ardhshëm: “Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur muajt e fundit, mendoj se mund ta ndryshoj situatën. E di që ky vit do të jetë ndryshe, tashmë jam i përgatitur për pjesën tjetër. Tani e njoh klubin, qytetin, jam më rehat me dhomat e zhveshjes”.
Më në fund, Leo Messi dha edhe të preferuarin e tij për ‘Topin e Artë’ të radhës: “Unë mendoj se nuk ka dyshim këtë vit. Sezoni i Benzemas ka qenë kaq spektakolar. Dhe ai ishte thelbësor në fushatën fitimtare të klubit të tij në Champions League”.
Leo Messi: "Cuando me silbaron en París pregunté enseguida si lo habían visto los nenes. No me gustó que esté mi familia ahí y que la gente me esté silbando"#MessiEnTyCSports pic.twitter.com/ItDMg788cS
— TyC Sports (@TyCSports) May 30, 2022
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Në përgjigje të incidenteve që ndodhën pranë ‘Stade de France’ të shtunën, UEFA njoftoi t&eu...
ITALI - Simone Pavan po bën betejën më të ashpër së bashku me djalin e tij 6-vjeçar Leonardo, i cili u diagn...
ANGLI - "Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, njoftoi sot përfundimin e ble...
ITALI - Pas lamtumirës së Juventusit dhe Serisë A, ndarja e Giorgio Chiellinit prek edhe ekipin kombëtar. Pa Botërorin p...
GJERMANI- Pas fjalëve të Robert Lewandowskit se epoka e tij te Bayern Munich ka marrë fund, ka mbërritur edhe përgjigja e Oliver Kahn...
PARIS- UEFA ka njoftuar se ka porositur një raport të pavarur për ngjarjet që ndodhën të shtunën më 28 maj në Par...
ADO Den Haag-Excelsior Rotterdam HOLANDË- Divizionet e dyta në të gjithë Europën këtë sezon po sjellin histori të ...
PARIS- Finalja e Champions League nuk do të mbahet mend vetëm për atë që ndodhi në fushën e lojës, por edhe për s...
PARIS- Pritej shumë më tepër nga viti i parë i Lionel Messit te Paris Saint-Germain. Argjentinasi nuk dha kontributin që shpresonte k...
ITALI- Ekziston një kuriozitet i madh për të ardhmen e Paulo Dybala-s. Pas largimit nga Juventus, futbollisti argjentinas dhe agjentët e t...