24 Gusht 2022, 19:15
Nga DOSJA

KINË- Në fushat e futbollit mund të shihni gjithçka dhe nuk ka nevojë të habiteni. Ka momente të papritura që mbeten në zemër dhe për ndjesinë që lënë tek secili prej nesh dhe më pas ka edhe episode të kota që fitojnë famë të menjëhershme, por përfundojnë në harresë pas disa ditësh. Një nga këto ndodhi në Kinë pak orë më parë në takimin Henan Jianye- Wuhan dhe protagonist ishte Henrique Dourado.
32-vjeçari rrezikon një skualifikim shumë të rëndë. Kishin kaluar 15 minuta që nga fillimi i ndeshjes së skuadrës së tij, Henan Jianye, kur ai goditi me bërryl arbitrin i cili u ngrit menjëherë për të ndjekur aksionin, por më pas i tregoi kartonin e kuq. Gjest i vullnetshëm apo i rastësishëm? Fillimisht u duk si një goditje pa ndonjë qëllim të keq, por duke rishikuar veprimin kuptojmë se lojtari merr vrapim nga distanca dhe shkon drejt arbitrit, i cili po ndiqte topin.
Henrique Dourado, i cili ka veshur fanellën e Henan Jianye që nga viti 2019, mori kartonin e parë të kuq në 54 ndeshje që kur ishte në Kinë, por pak më parë të dy kishin debatuar për një situatë tjetër loje dhe, me sa duket, situata nuk ishte. mbaruar në atë moment.
Fillimisht u duk se arbitri, e kishte konsideruar ngjarjen si të rastësishme dhe se lojtari nuk e kishte parë teksa ndiqte kundërshtarin: pas disa sekondash ai dha vendimin disiplinor për sulmuesin.Sipas rregullave të federatës kineze, Henrique Dourado tani përballet me gjashtë muaj skualifikim.
E.Ç (Dosja.al)
kine wuhan henrique dourado
Sport
24 Gusht 2022, 19:08
POLONI - Moment i paharrueshëm në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinjtë dhe U-15 EWF në Raszyn Polonis&e...
Sport
24 Gusht 2022, 18:55
SPANJE - Isak niset për në Newcastle. Premier League merr një tjetër nga yjet e La Ligës. Gazeta baske ka raportuar se klub...
Sport
24 Gusht 2022, 18:50
ANGLI- E ardhmja e Cristiano Ronaldos është e mbuluar me mister. Ka shumë tifozë që ëndërrojnë ardhjen e CR7 në e...
Sport
24 Gusht 2022, 18:40
ANGLI- Ishte viti 2013, kur gjatë një ndeshjeje Chelsea- Swansea, e vlefshme për ndeshjen e dytë të Kupës së Ligës ang...
Sport
24 Gusht 2022, 18:42
TIRANE - Pas pezullimit nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nga çdo aktivitet deri në pritje të testit B për Evangjelia Velin dh...
Sport
24 Gusht 2022, 18:28
ITALI- Siç ka konfirmuar edhe vetë agjenti i Acerbit, Inter ka të paktën dy alternativa ndaj mbrojtësit aktual të Lazios. I pa...
Sport
24 Gusht 2022, 17:54
SPANJE - Dy gjigantë të futbollit europian, Barcelona dhe Manchester City, do të takohen sonte, në orën 21:30 në ‘Spo...
Sport
24 Gusht 2022, 17:37
ANGLI - Ishte e qartë se çfarë do të ndodhte. McLaren ka vendosur të bëjë pa Daniel Ricciardo. Austra...
Sport
24 Gusht 2022, 17:14
ANGLI - Vetëm pak ditë më parë u njoftua nënshkrimi i Casemiros me Manchester United, por ai nuk ishte i vetmi lojtar i Rea...
Sport
24 Gusht 2022, 16:59
ARGJENTINE - Atlético Tucumán zgjeroi më tej avantazhin e saj në krye të Kategorisë së Parë të futbollit...