LIVE UPDATES
Sport

Verdiktet e tjerë të ndeshjeve play-off: Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia, ende në garë për një vend në Botëror

Pas Turqisë, Polonisë Kosovës dhe Italisë, përcaktohen skuadrat e tjera fituese për të vazhduar garën e e ndeshjeve play-off për katër biletat europiane të mbetura për Kupën e Botërs 2026

27 Mars 2026, 02:58 Nga DOSJA
Verdiktet e tjerë të ndeshjeve play-off: Bosnja, Danimarka, Suedia dhe

ZVICER - Mbrëmja e 26 marsit dha të gjitha verdiktet e gjysmëfinaleve të raundit të play-off-it teksa janë përcaktuar skuadrat që siguruan finalet për të diskutuar vendin e tyre në fazën finale të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

UELLS - BOSNJE 2-4 (pas penalltive), (1-1 koha e rregullt dhe shtesa)

Do të jetë Bosnje Hercegovina ajo që do të përballet me Italinë në finalen për një biletë në botërorin e kësaj vere. Edin Dzeko me shokë triumfuan pas gjuajtjes së penalltive, duke shkaktuar edhe surprizën në këtë raund të gjysmëfinaleve të playoffit. Në pjesën e parë dominuan vendasit që goditën edhe shtyllën me ëilson. Në fillimin e pjesës së dytë, Uellsi mori avantazhin me Daniel James. U duk se uellsianët po shkonin drejt triumfit, por në minutën e 86, Edin Dzeko shënoi golin e barazimit në 1-1 me skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë. Gjatë fraksionit prej 30 minuta Uellsi pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë teksa në minutën e 124-të Brennan Johnson, bëri një gabim të madh duke mos shënuar dot nga shumë pranë portës dhe kështu skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve të penalltive dhe këtu boshnjakët rezultuan më të saktë dhe do të jenë përballë Italisë për një vend në fazën finale të Botërorit 2026.

UKRAINË - SUEDI 1-3

E fundit në grupin kualifikues, por në finalen e play-off-it të Botërorit. Suedia ëndërron një kualifikim të papritur dhe do të sfidojë pikërisht Poloninë që eliminoi Kombëtaren shqiptare, pasi mundi Ukrainën me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje pa histori dhe kjo për meritë të Gyokeres që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të. Skandinavët humbën Hien për shkak dëmtimi, por nuk u turbulluan dhe vijuan të sulmonin një Ukrainë që e kishte të vështirë të mbrohej. Në pjesën e dytë Suedia e gjeti sërish golin, edhe këtë radhë me Gyokeres, i cili plotësoi tregolëshin personal në minutën e 72-të duke i mbyllur llogaritë e sfidës teksa e çoi rezultatin në 3-0. Goli i shënuar nga Ponomarenko në minutën e 90-të shërbeu vetëm si statistikë dhe kështu do të jetë Suedia që do të luajë në finale.

DANIMARKË - MAQEDONI E VERIUT 4-0

Ndodh gjithçka në Parken të Kopenhagenit, ku tifozët u bënë dëshmitarë të një fitore të madhe të Danimarkës që shkatërroi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 4-0, duke prerë biletën për në finalen e play-off-it. Pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe pse danezët pushtuan zonën maqedonase. Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë teksa në minutën e 51-të, Danimarka zhbllokoi rezultatin me Damsgaard. Nordikët dominuan totalisht dhe në harkun e vetëm 1 minute gjetën dy gola me Isaksen në minutat 58 dhe 59. Në fund la gjurmën e tij edhe Norgaard që vulosi fitoren 4-0 të Danimarkës që në finale do të përballet me Çekinë

ÇEKI - IRLANDË 4-3 (pas penalltive), (2-2 pas kohës së rregullt dhe shtesës)

Epilog dhe fitore me penallti edhe për Çekinë që mposhti Irlandën në Fortuna Arena. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për çekët  që u dukën në vështirësi që në minutat e para. Irlanda dominoi dhe fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol në minutën e 19-të me Troy Parrott. Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë për Irlandën, që në të vërtetë ishte një autogol i Kovar që e çoi rezultatin në 2-0. U duk se gjithçka ishte e humbur për Çekinë, por Schick në minutën e 27-të shkurtoi diferencën duke zgjuar kështu shokët e tij të skuadrës. megjithatë për të shënuar golin e barazimit 2-2, Çekia duhej të priste minutën e 86-të kur shënoi me Krejci dhe kështu ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në këtë moment Irlanda mezi rezistoi në fushën e lojës, por ia doli të çojë ndeshjen te seria e penalltive ku gabimet e Azaz dhe Brown dënuan irlandezët, ndërsa te Çekia Kliment dhe Schick nuk gabuan dhe kështu skuadra çeke kaloi në finale.

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet