LIVE UPDATES
Sport

Veselinoviç s'fshihet: Respekt për Egnatian, por Partizani synon të shpallet kampion!...

“Shumë skuadra mund ta fitojnë këtë vit titullin, rivaliteti është i madh dhe kjo është një gjë e mirë për kampionatin shqiptar”.

26 Shtator 2024, 18:20 Nga DOSJA

Veselinoviç s'fshihet: Respekt për Egnatian, por Partizani

TIRANE - Në kuadër të javës së 7-të të Abissnet Superiores, Partizani do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, ku e pret sfida me Egnatian, duke nisur nga ora 16:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinoviç ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shpalosur objektivat e “Demave”.

Partizani-Egnatia, kryendeshja e javës...   

“Tashmë çdo ndeshje është një derbi si Dinamo, Tirana apo Egnatia. E kam thënë shpesh kjo është diçka shumë pozitive. Klubet dhe skuadrat këtë sezon janë të forta dhe çdo pikë që fitohet ka shumë vlera. Do të përballemi me një skuadër që ka mjaft kualitet. Prej një muaji që jam këtu, e kam ndjekur skuadrën e Egnatias, kanë disa kohë që luajnë së bashku, kompaktë, me konfidencë, kanë atë sistemin e tyre automatik të lojës. Përballë kemi një skuadër me mjaft kualitete”.

Çfarë pritet të ndryshojë Partizani në ndeshjen me Egnatian?

“Çdo skuadër ka dobësitë dhe pikët e forta, janë të ndryshme në çdo ndeshje, si Tirana dhe Egnatia janë të forta, por të ndryshme në idetë e tyre. Duhet ta përgatisim këtë ndeshje si gjithmonë, pasi kemi një kundërshtar të fortë. Koha dhe ajo që tregon fusha e lojës mund të na sjellë surpriza, duhet të jemi një skuadër e përqëndruar për 90 minuta për t’i bërë ballë Egnatias”.

Pas 3 barazimeve ka ardhur koha për të marrë fitoren?

“Sigurisht që ne dëshirojmë që në çdo ndeshje të marrim 3 pikë. Një gjë është e sigurtë që ne në çdo ndeshje shkojmë për të marrë 3 pikë”.

Si është gjendja e skuadrës në prag të takimit me Egnatian?

“Në ndeshjen ndaj Tiranës na u dëmtua Buxhelaj. Edhe në ndeshjet e mëparshme kemi patur disa lojtarë me probleme dëmtimesh. Problemet fizike janë normale, pasi në 15 ditë kemi zhvilluar 4 ndeshje, por do të rikuperohemi dhe do të kemi kohën e duhur për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Unë e di që doni t’ju jap emrat se të cilët do të jenë gati, por s’mundem. Dua të them diçka, jam duke punuar me njerëz fantastikë dhe e shijoj çdo ditë në fushë me lojtarët e mi. Është gjithmonë kënaqësi të punosh me lojtarë të rinj”.

Përballeni për të parën herë me Egnatian në këtë sezon, sa e motivuar është skuadra?

“Çdo ndeshje është një histori e re, disa futbollistë ikin, skuadrat kanë pasur ndryshime, ato mund të humbasin energji. Mund të luash me një skuadër 10 herë dhe çdo përballje ndryshon nga njëra-tjetra. Nuk duhet të mendojmë për çfarë ka kaluar, por për atë që na pret nesër. Egnatia është kampione, ne po ashtu synojmë të shpallemi kampion, por dhe shumë skuadra mund ta fitojnë këtë vit titullin, rivaliteti është i madh dhe kjo është një gjë e mirë për kampionatin shqiptar.

Ne kemi potencial dhe forcë për të shfaqur, por nëse analizojmë çdo detaj është gjithçka që duhet t’ia shpjegoj për ecurinë e skuadrës. Nëse një lojtar i mirë largohet disa të tjerë marrin pozicione të reja, e gjithë kjo është një proçes që synojmë ta përmirësojmë çdo ditë.

Kërkoj që në fushë të kem një skuadër kompakte dhe në një linjë. Skuadra në disa momente të ndryshme të lojës nuk është në ritmin që ne kërkojmë, por kjo është puna ime që ta përmirësoj. Kemi respekt për çdo rival, për mua është e rëndësishme që djemtë e mi të luajnë së bashku. Ka disa ndeshje që mund t’i fitosh dhe me fat, por unë kërkoj që përpos rezultatit, ne të kemi edhe vazhdimësi në lojë ndeshje pas ndeshje. Mesazhi im është që duhet vetëm punë, punë, punë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet