LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Arsenali dhe Liverpool ngatërrojnë njëri-tjetrin në Emirates, përfiton Man.City

Mbrëmjen e kësaj të diele ka përfunduar me rezultatin 2-2 përballja mes Arsenalit dhe Liverpoolit në kuadër të ditës së 9-të të Premier League. Një rezultat që i rendit Reds, të dytët, një pikë pas liderit Manchester City, teksa Topçinjtë të kthehen në podium.

27 Tetor 2024, 21:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali dhe Liverpool ngatërrojnë njëri-tjetrin në

ANGLI - Përpara kësaj fundjave, Liverpool ende nuk ishte përballur me një nga skuadrat që përfunduan në ‘Top 4’ të sezonit të kaluar në Premier League (Manchester City, Arsenal dhe Aston Villa).

Lojtarët e Arne Slot iu nënshtruan një prove të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, në fushën e Arsenalit, në kuadër të ditës së 9-të të Premier League. Dhe dolën me nderime, duke rrëmbyer një barazim (2-2), pasi kishin mbetur prapa për një kohë të gjatë.

Në fund, ky rezultat duket mjaft i drejtë, pasi secila skuadër kishte gjysmën e saj, e para dominohej nga Topçinjtë, e dyta nga Reds. Duhet thënë se këta të fundit mundën të përfitonin nga mungesat e shumta të Arsenalit, të cilët në fillim u privuan nga Martin Odegaard (i dëmtuar) dhe William Saliba (i pezulluar).

Topçinjve më pas, të cilëve iu desh të luanin në pjesën e dytë edhe pa Gabriel, i zëvendësuar nga Jakub Kiwior nga minuta e 54-të pas dëmtimit të gjurit… Më pas edhe pa Jurrien Timber, i cili gjithashtu duhej t'i jepte vendin në minutën e 76-të të riut Myles Lewis-Skelly, i cili çuditërisht preferoi Oleksandr Zinchenko.

Prandaj skuadra e Mikel Artetës e përfundoi ndeshjen me një mbrojtje eksperimentale, të përbërë nga Thomas Partey, Ben White, Jakub Kiwior dhe Myles Lewis-Skelly.

Për fat të mirë të Arsenalit, Bukayo Saka, i pasigurt para ndeshjes, ai që nuk kishte luajtur për Arsenalin që nga 5 tetori, ishte aty. Dhe ai realizoi (9’) në një pjesë të parë emocionuese, duke hapur rezultatin me një goditje të fuqishme nga e majta për 1-0. Goli i dytë i londinezëve erdhi pas një goditjeje dënimi të Declan Rice, ku Mikel Merino (43’) shënoi me kokë 2-1, goli i parë i tij në klubin e ri.

Ndërkohë, Liverpool kishte barazuar 1-1 me në gol të Virgil van Dijk, me kokë (18’). Të dominuar në intensitet në periudhën e parë, veçanërisht në mesfushë, Reds u treguan më sipërmarrës pas pushimit, pa u treguar vërtet të rrezikshëm, pasi asnjë nga përpjekjet e tyre, qoftë nga Diaz (51’), Alexander-Arnold (59’), ose Ryan Gravenberch (65’), nuk e vunë në vështirësi të vërtetë David Raya.

Por në fund ishte i pashmangshëm Mohamed Salah (81’), ai që gjeti golin e barazimit 2-2 pas një krosimi nga Darwin Nunez. Ky barazim i lejon Reds të konsolidojnë vendin e tyre të dytë në renditjen e Premier League, duke mbetur një pikë larg Cityt, por gjithashtu i lejon Arsenalit të ngjitet në vendin e tretë, katër pikë prapa kundërshtarëve të ditës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet