Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm! SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Pasi mposhtën Man.Cityn, skuadra e Unai Emery mundi edhe Arsenalin këtë të shtunë dhe trajneri spanjol theu një rekord në historinë e klubit.

ANGLI - Skuadra e bujshme e Aston Villas në Premier League po fluturon për momentin, pasi mposhti edhe Arsenalin në xhiron e 16-të të Premierligës (1-0).
Në një lojë, që shënoi edhe ribashkimin e Unai Emery me klubin e “Topçinjve”, që ai e stërviti (pa sukses të madh) mes viteve 2018 dhe 2019, skuadra e spanjollit e filloi në mënyrën më të mirë, me një lëvizje të shkëlqyer sulmuese, që rezultoi me një gol të John McGinn (7’).
Pavarësisht se ishte përpara, Aston Villa nuk ndaloi kurrë së sulmuari, gjë që, e kombinuar me dëshirën e Arsenalit për të fituar, siguroi një lojë të hapur me mundësi të mira për të dyja palët.
“Topçinjtë” përfunduan duke qenë më shumë gjuajtës, por Emiliano Martínez, i cili u transferua nga Arsenali në vitin 2020, ishte në qendër të vëmendjes duke e mbajtur portën e tij të paprekshme.
Tashmë në minutën e 90-të, Kai Havertz futi topin në portë, por goli u anulua, pasi ishte prekur me dorë nga ndërkombëtari gjerman para goditjes së tij.
Kështu Aston Villa fitoi ndeshjen e saj të 15-të radhazi në shtëpi në Premier League, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe arriti në 35 pikë në kampionat, duke çimentuar vendin e 3-të që kishte arritur, pasi mposhti Man.Cityn të mërkurën e kaluar.
Arsenali ka vetëm një pikë më shumë, por e lejoi Liverpoolin të mbetej në krye të Premierligës, pas fitores së “Reds” (2-1) ndaj Crystal Palace.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madridi nuk shkoi përtej një barazimi në stadiumin “Benito Villamarín” (1-1) dhe mund të kalohet nga Girona...
GJERMANI - Surprizë e madhe në Bundesligë. Kampionët Bayern Munich u mundën 5-1 në Eintracht Frankfurt. Gjithçka shk...
ITALI - Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit. 3-2 përfundoi takimi i luajtur në “Gewiss Stadium”. Ademola Lookm...
TIRANE - Me rastin e 3-vjetorit të ndarjes nga jeta, të një prej legjendave të Axurrëve, Paolo Rosi, fondacioni që mban emrin e ...
ANGLI - E dihet që Manchester United është i brishtë këtë sezon. Sepse sa herë që “Djajtë e Kuq” f...
KATAR - Erkand Qerimaj arrin të përfundopjë garën e Grand Prix të Katarit, me një rezultat minimal në dygarësh, por q&...
TIRANE - I pranishëm në këtë takim të parë të bordit të Komitetit Olimpik Mesdhetar, në Tiranë ishte edhe kr...
SPANJE - Barcelona nuk do të nënshkruajë me ndonjë ‘gardian’ të ri për të mbuluar humbjen e Marc-Andr&e...
ANGLI - Pasditen e sotme, Liverpooli e ka nisur ditën e 16-të të Premierligës me një udhëtim te Crystal Palace. Një n...
ANGLI - Duke udhëtuar drejt fushës së Crystal Palace në hapjen e kësaj dite të 16-të, Liverpooli pati mundësinë t...