Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
VIDEO/ Fabregas shpërthen: "Ishte penallti e pastër për ne, mjaft tani!"
Trajneri i Comos pas humbjes 1-2 ndaj Juventusit nuk përmbahet: “Fakti që askush nuk e sheh në VAR më bën të dyshoj...”
8 Shkurt 2025, 08:30Nga DOSJA
ITALI - “Nuk ka asnjë interpretim: ishte një penallti shumë e qartë për ne. Nuk po hesht sot sepse ka ndodhur shumë herë në janar. Mund të kishim fituar, por në vend të kësaj marrim zero pikë. Jemi penalizuar ndaj Lazios, Milanit, Udineses dhe Atalantës. Tani mjafton!”
Cesc Fabregas është zemëruar pas humbjes ndaj Juventusit që erdhi në fund: “Kërkojmë pak drejtësi dhe kaq. Unë besoj në VAR kur bëhet mirë dhe menaxhohet në mënyrën e duhur. Nevojitet uniformitet i gjykimit. Mund ta kuptoj që arbitri nuk e pa prekjen me dorë të Gattit, por fakti që askush në VAR nuk e pa atë, më bën të dyshoj.”
"Jam i kënaqur me paraqitjen, nuk e meritonim humbjen, pasi luajtëm 60 minuta në një nivel kaq të lartë, - deklaroi trajneri i Como, për mikrofonat e Sky. - Skuadra ishte gjithashtu në gjendje të menaxhonte dominimin e saj, diçka që nuk e kishim bërë kundër Atalantës dhe Milanit, kështu që në këtë jemi përmirësuar. Pastaj ka gjëra kundër të cilave nuk mund të luftosh..."
Çfarë dyshimesh? "Dyshime se si po menaxhohet loja nga të dyja palët. Ose i quani gjithmonë penallti të tilla raste ose nuk i quani kurrë, ne kërkojmë drejtësi."
Për Juventusin të dy golat u shënuan nga Kolo Muani (34’ dhe 89’), ndërsa për Comon realizoi Diao (45’+1).