Sport
VIDEO/ Harry Kane menjëherë në një spital të Munichut, për të kryer testet mjekësore
Pas testeve mjekësore do të nënshkruhet kontrataGJERMANI - Lëvizja e Harry Kane në Bayern Munich hyri në fazën e fundit. Pasi sulmuesi anglez mbërriti dje në Bavari shkoi menjëherë në një spital për testet mjekësore.
Seria e transferimit të Harry Kane te Bayern Munich po i vjen fundi. Mediat gjermane raportojnë se Kane me të mbërritur në Munich shkoi në spital për t'iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor. Pasi të përfundojë gjithçka, atëherë do të bëhen njoftimet zyrtare për ish-kapitenin e Tottenhamit dhe kombëtares së Anglisë.
B.T (Dosja.al)