Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO / Japonia kthehet në shtëpi, priten si heronj
Trajneri i "Samurai Blue" Hajime Moriyasu dhe kapiteni Maya Yoshida së bashku me lojtarë të tjerë si Ritsu Doan dhe Junya Ito u mirëpritën nga një turmë e madhe në aeroportin Narita pranë Tokios.
7 Dhjetor 2022, 17:59Nga DOSJA
JAPONI - Kombëtarja e Japonisë u kthye në shtëpi të mërkurën duke befasuar botën me fitoret në fazën e grupeve ndaj Gjermanisë dhe Spanjës në Kupën e Botës të futbollit në Katar, duke u larguar përfundimisht në raundin e 16-të me penallti ndaj Kroacisë.
Trajneri i "Samurai Blue" Hajime Moriyasu dhe kapiteni Maya Yoshida së bashku me lojtarë të tjerë si Ritsu Doan dhe Junya Ito u mirëpritën nga një turmë e madhe në aeroportin Narita pranë Tokios.
"Me aftësi individuale dhe përpjekje ekipore, lojtarët tanë dëshmuan se mund të jemi konkurrues në skenën globale," tha Moriyasu në një konferencë shtypi në një hotel aty pranë.
Japonia kaloi në raundin e 16-të në Kupat e Botës radhazi për herë të parë, por nuk ja doli të arrinte në çerekfinale.
Duke sfiduar shanset para turneut, Japonia kryesoi një grup të vështirë E të ndjekur nga Spanja, ndërsa Gjermania dhe Kosta Rika u eliminuan. B.T (Dosja.al)