"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Kosova në një ditë "Jo", mbyll pjesën e parë me 10 lojtarë!
Në minutën e 41-të, një goditje me brryl ndaj kundërshtarit i sjellë kartonin e dytë të verdhë Vedat Murriqit që lë ekipin me 10 lojtatër, duke ja vështirësuar akoma më tepër ndeshjen dhe këtë situatë ku po luhet takimi.
12 Shtator 2023, 22:36Nga DOSJA
BUKURESHT – Kosova luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në "Euro 2024". Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin "I".
Por në minutën e 21-të arbitri kryesor ndërpret ndeshjen. Francezi Willy Delajod pezullon ndeshjen për shkak të thirrjeve dhe një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Pas një pauze të gjatë dhe qetësimi të situatës, ndeshja rifilloi, por tensioni ishte prezent në fushë. Në minutën e 41-të, një goditje me brryl ndaj kundërshtarit i sjellë kartonin e dytë të verdhë Vedat Murriqit që lë ekipin me 10 lojtatër, duke ia vështirësuar akoma më tepër ndeshjen dhe këtë situatë ku po luhet takimi, rezultati i 45 minutave ishte 0-0.