"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Kosova 'e vogël' në Oslo, Norvegjia e mund vetëm me… Erling Haaland
Dardanët humbin 3-0 përballë nordikëve në Oslo, ku Erling Haaland ishte ‘vrasësi’ që u dhuroi fitoren vendasve me ‘hat-trickun’ e tij të golave.
5 Qershor 2024, 21:35Nga DOSJA
NORVEGJI - Kosova zhgënjen në miqësoren ndaj Norvegjisë në Oslo. Dardanët humbin 3-0 përballë nordikëve në Oslo, ku Erling Haaland ishte ‘vrasësi’ që u dhuroi fitoren vendasve me ‘hat-trickun’ e tij të golave.
Të parin me kokë në pjesën e parë, ndërkohë që bomberi i Manchester Cityt festoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit.
Dardanët vuajtën në 30 minutat e para, por e mbyllën në sulm të parën. Me Albion Rrahmanin që me kokë iu afrua golit të barazimit. Ndërkohë, tekniku Franco Foda humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh.
Kosova tentoi golin në 45 minutat e dyta, por nuk shfrytëzoi mundësitë sporadike të krijuara. Ndryshe nga Haaland, i cili nuk fali duke ndëshkuar 3 herë përfaqësuesen kosovare, e cila për hir të së vërtetës, zhgënjeu duke mos demonstruar asgjë nga mundësitë e saj.
Ja dhe episodet e golave:
15′- Erling Haaland kalon Norvegjinë në avantazh. Krosim i Wolfe nga e majta, gol me kokë i bomberit të Cityt.
70′ - Bernard Berisha pretendon për faull, arbitri danez lejon vazhdimin e lojës. Haaland shënon golin e dytë personal.
75′ - Haaland realizon edhe golin e tretë, 3-0 për Norvegjinë.