"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Çmendet Odise Roshi, 3 gola në fitoren e ekipit të tij në Turqi!
Sfida e vlefshme për javën e 23 të Kategorisë së Parë turke, përfundoi 0-7.
8 Shkurt 2025, 19:12Nga DOSJA
TURQI - Odise Roshi është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij Erzurumspor fitoi në transfertë përballë Yeni Malatyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 23 të Kategorisë së Parë turke, përfundoi 0-7.
Si fillim Roshi asistoi që në minutën e parë të takimit. Topi i dhënë nga ai, u dërgua në rrjetë nga shoku i ekipit, Giorbelidze. Ndërsa golin e parë e gjeti në minutën e 30-të.
Por, “raketa” kuqezi nuk u ndal me kaq pasi ai shënoi përsëri në pjesën e dytë. Në minutën e 80-të plotësi dopietën, i cili ishte goli i 6-të për ekipin. Ndërsa të 7-tin dhe “hat-trick” e plotësoi në minutën e 89-të.