22 Korrik 2023, 09:15
Nga DOSJA

SHBA - Lionel Messi ka mbërritur me magjinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku rreth 30 vite më parë mezi luhej futboll. Sonte, saktësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Europë, ai debutoi me Inter Miami kundër Cruz Azul të Liga MX dhe me një prekje i dha fitoren skuadrës së tij, një nga më të këqijat e sezonit aktual.
Sidoqoftë, prania e thjeshtë e lojtarit aktualisht të konsideruar si më të mirin në botë, mbushi tribunat e stadiumit DRV PNK në Fort Lauderdale, me një turmë që dukej se po e shikonte finalen për ndonjë ndeshjeje për titull.
Në fakt, në tribuna nuk kishte tifozë të zakonshëm. Në ndarjet luksoze, u shfaq David Beckham, i veshur elegant dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, duke mirëpritur jetset e qytetit të Majamit dhe disa figura të sportit botëror.
Transmetimi televiziv shfaqi çiftin e martuar Gloria dhe Emilio Stefan në një narje, dy nga figurat latine më të njohura në qytet, këngëtari Marc Anthony, i cili kërceu si i çmendur pas golit të madh të Messit.
Si dhe Becky G, një nga artistet aktualisht në modë, e cila këndoi edhe Himnin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, para bilbilit fillestar.
Ish-futbollisti argjentinas, Sergio 'Kun' Agüero, një nga miqtë më të ngushtë të Messit dhe gjithashtu një nga tifozët e tij të mëdhenj në mbarë botën, ishte gjithashtu i pranishëm në ndeshje.
Para ndeshjes është parë edhe socialja Kim Kardashian, e cila ka shfrytëzuar rastin edhe për të bërë një foto me David Beckham pikërisht në hyrje të fushës.
Më pas, me golin madhështor të Leos në kohën e shtuar të lojës, në tribuna shpërtheu entuziazmi edhe figura të tjera të mëdha të të gjitha kohërave në sporte të tjera, të krahasueshme me madhështinë e Messit: tenistja Serena Williams, e pranishme në fushë e shoqëruar nga djali i saj, njëlloj si familja Beckham.
Si dhe LeBron James, i cili në minutat e para të lojës i dha Messit një përqafim të përzemërt, ndërsa ai priti momentin për të hyrë në fushë në pjesën e parë.

Shumëkush prej tyre, duke nisur edhe nga David Beckam, Serena Williams apo LeBron James, Sergio Agurro, nuk u përlotën nga kënaqësia…
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Korrik 2023, 09:00
SHBA - Në orët e para të mëngjesit të së shtunën së sotme, me 22 korrik, kampioni dhe ylli Leo Messi debutoi me skuadr...
Sport
22 Korrik 2023, 08:27
IRLANDE E VERIUT - Përkufizimi i mos vraponi përpara ishte incidenti i ndodhur në ndeshjen mes Glendoran nga Irlanda e Veriut dhe Gzira nga Malta...
Sport
22 Korrik 2023, 08:03
FRANCE - Kapitulli i ri në telenovelën Mbappé. Lojtari nuk do të hipë në aeroplan këtë të shtun&eu...
Sport
21 Korrik 2023, 08:01
ITALI - Arabia Saudite po telefonon Lautaro Martinezin? Nëse sulmuesi argjentinas nuk e pranon ofertën, ka një përgjigje dhe ë...
Sport
21 Korrik 2023, 21:06
SHBA - Pas Barcelonës, një lloj Barcelone 2. Gerardo Martino, ndoshta nuk e priste të gjente në Miami kaq shumë lojtarë ...
Sport
21 Korrik 2023, 19:15
FRANCE - Dushan Vllahovic është shqetësuar. Gjithmonë në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, PSG sy...
Sport
21 Korrik 2023, 18:58
TURQI - Mauro Icardi te Galatasaray, nuk ka përfunduar ende. Pavarësisht asaj që mund të mendohej një javë më pare, ku...
Sport
21 Korrik 2023, 18:14
ARABIA SAUDITE - Futbolli më shumë se dinamik i Arabisë Saudite ka shkaktuar një tërmet në transfertat e verës.&nbs...
Sport
21 Korrik 2023, 17:50
ITALI - Berat Gjimshiti është duke vazhduar përgatitjet te Atalanta. Para nisjes së sezonit të ri, mbrojtësi shqiptar po jep sinja...
Sport
21 Korrik 2023, 17:46
TIRANE - Tashmë është zyrtare, miqësore luksi për Egnatian. Ekipi i Rrogozhinës do të përballet kundër Interit.
Kj...