Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte ish-lojtari i Romës, Tammy Abraham, autor i një dopiete: në minutën e 16-të, sulmuesi anglez zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur me kokë, ndërsa në të 42-ën dyfishoi avantazhin duke mos gabuar përballë Svilarit.
ITALI - Milani është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Italisë 2024-2025. Në "San Siro", kuqezinjtë mposhtën 3-1 Romën dhe tani presin fituesin e sfidës Inter-Lazio, e cila do të luhet më 25 shkurt.
Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte ish-lojtari i Romës, Tammy Abraham, autor i një dopiete: në minutën e 16-të, sulmuesi anglez zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur me kokë, ndërsa në të 42-ën dyfishoi avantazhin duke mos gabuar përballë Svilarit. Roma pati një mundësi të artë me Pisillin, i cili goditi traversën me kokë në minutën e 36-të, ndërsa Maignan u tregua vendimtar me dy pritje të shkëlqyera ndaj Dybala.
Pjesa e dytë nisi me një tjetër traversë, këtë herë nga Walker (49’), ndërsa në minutën e 54-t Dovbyk shkurtoi diferencën me një goditje të saktë nga afër, i lirë në shtyllën e dytë. Në minutën e 58-të, debutuan me fanellën e Milanit Gimenez dhe Joao Felix, dhe të dy u treguan menjëherë vendimtarë. Meksikani dha asistin, ndërsa portugezi shënoi me një “cucchiaio” të bukur për golin e tretë të Milanit në minutën e 71-të.
Në minutën e 16-të zhbllokohet çerekfinalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Romës me golin e Tammy Abraham, i cili është në huazim pikërisht nga verdhekuqtë. Aksioni nisi nga një goditje nga jashtë zone e Reijnders, e devijuar nga Svilar. Topi përfundoi te Theo, i cili kroson në qendër dhe gjen sulmuesin anglez, i cili godet me kokë dhe e lë të pafuqishëm portierin kundërshtar. Abraham përmbahet në festimin e golit.
Sërish Tammy Abraham! Aksion i shpejtë në kundërsulm nga skuadra e Conceiçao-s, me Theo Hernandez që dhuron një tjetër asist për qendërsulmuesin. Abraham e kontrollon topin në qendër të zonës dhe mposht Svilarin me një goditje precize me të djathtën, duke shmangur daljen e portierit.
Kuqezinjtë tani janë në epërsi me dy gola në çerekfinalen e Kupës së Italisë! Në minutën e 54-t, çerekfinalja e Kupës së Italisë rihapet! Gol i Artem Dovbyk dhe Roma ngushton diferencën në 2-1 ndaj Milanit.
Sulmuesi ukrainas, i futur në lojë menjëherë pas pushimit, shfrytëzon një krosim nga e majta nga Angelino dhe e shtyn topin në rrjetë nga distanca e afërt pas një devijimi. Milani kundërpërgjigjet me golin e tretë të ‘gatuar’ nga dy afrimet e fundit: asiston Gimenez, shënon Joao Felix, 3-1.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Fitorja e thellë e Nottingham në shtëpi ndaj Brighton (7-0), të shtunën, ishte, natyrisht, një burim kënaq&eum...
KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës zhvilloi sot punimet e Kuvendit të Rregullt të Punës 2025, ku morën pjesë edhe përfaq...
TURQI - Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas luajti në shtëpi përballë Kirkl...
SPANJE - Cristiano Ronaldo është 40 vjeç dhe kjo ka dhuntinë që shumë njerëz të ndihen mjaft të moshuar! I &lsq...
SPANJE - I privuar nga pjesa e parë e sezonit pas një dëmtimi të pësuar gjatë Copa América, Ronald Araujo mund të ki...
SPANJE - Real Madrid e gjen veten në një emergjencë mbrojtëse me dëmtimet e njëkohshme të Antonio Rüdiger dhe David Al...
ARABIA SAUDITE - Ndërkohë që nuk mungojnë futbollistët që e kanë zgjatur karrierën e tyre përtej 40 viteve në...
SPANJE - Real Madridi me siguri është gati të kthejë një faqe të madhe në historinë e tij. Javët e fundit, disa m...
ITALI - Goditje e dyfishtë për Atalantën: ndërkombëtarët e saj italianë, Gianluca Scamacca (26 vjeç, 20 ndeshje dhe ...
ANGLI - Që nga viti i kaluar, klubet e Premier League kanë miratuar njëzëri futjen e teknologjisë gjysmë automatike p&...