"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Në Armeni ikin dritat, por Kuqezinjtë e “vegjël” marrin tre pikët e para në eliminatoret e europianit
Shqipëria U21 fitoi 0-2 ndaj Armenisë në transfertë duke parrë 3 pikët e para në fushatën e eliminatoreve të Euro 2025-sës.
8 Shtator 2023, 18:47Nga DOSJA
ARMENI - Shqipëria U21 luan në Armeni përballë vendasve, një takim të vlefshën për elminatoret e kampionatit Euro2025. Kuqezinjtë udhëheqin me rezultatin 1-2. Në minutën e 28-të Stiven Shpendi zhbllokon rezultatin me një supergol duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.
Brenda 45 minutave të para, në minutën e 37’-të ishte Arlind Rexhepi ai që dyfishon rezultatin duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë ndodhi një ngjarje e çuditshme, ku fikja e dritave të stadiumit solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Ndërkohë që sa i përket rezultatit, skuadra Armene në minutat e fundit ngushtoi rezultatin në 1-2, por pa mundur të evitojë humbjen.