LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Presidenti Duka në prag të nisjes së sezonit të ri: “Jemi gati për një edicion të suksesshëm e me shumë risi!...

Për Dukën, FSHF do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare

18 Gusht 2022, 12:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Presidenti Duka në prag të nisjes së sezonit të ri:

TIRANE - Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe aktorët e përfshirë, duke uruar për një sezon sa më të suksesshëm dhe të mbushur me emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se do të startohet me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që e shpallëm në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla jonë e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Gjithashtu, presidenti Duka thekson mbështetjen akoma dhe më të madhe, që FSHF do të japë për klubet, futbollin e fëmijëve, incentivimin financiar për të rinjtë, ofrimin e bazës materiale për të gjitha akademitë përmes projektit “Uniforma Ime”, futbollin amator, etj.

Për Dukën, Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

“Të dashur futbollistë, futbolliste, trajnerë, mjekë e përgatitës atletikë, zyrtarë e të gjithë ju që jeni pjesë e skuadrave të futbollit!

Të dashur tifozë brenda vendit e jashtë kufijve!

Nisim këtë fundjavë rrugëtimin e përbashkët të emocioneve dhe adrenalinës, garës së “Abissnet Superiore”. Pak më vonë atë të Kategorisë së Parë, të dytë, të vajzave e kështu me radhë me moshat e amatorët!

Do të fillojmë me Superioren, por vëmendja e kujdesi i Federatës Shqiptare të Futbollit janë të përqendruara maksimalisht në çdo nivel të garave!

Do të startojmë me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që e shpallëm në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla jonë e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Por cilat janë ato risi?

– Kategoria Superiore nga ky vit ka dyfishuar të ardhurat nga e drejta e transmetimit. Përpos kësaj, vazhdon mbështetja me topa falas për çdo skuadër.

Për herë të parë gjatë këtij sezoni dhe në vazhdim, do të japim falas materiale stërvitore dhe uniforma, për çdo ekip të rinjsh.

– Kampionatet kombëtare të të rinjve do të jenë në të njëjtën linjë me të rriturit, 10 skuadra në Superiore, dhe 14 në Kategorinë e Parë.

Ky proces i debatuar, por i domosdoshëm, është bërë sipas kushteve të licencimit për çdo klub e akademi. Kjo reformë synon t’i japë peshën e duhur profesionistëve, dhe hapësirën e duhur të rinjve.

Për herë të parë në historinë tonë të futbollit, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë janë sponsorizuar duke siguruar të ardhura modeste me tendencë rritjeje për sezonet në vijim.

Për herë të parë FSHF do të financojë me para “cash” aktivizimin e çdo futbollisti të ri nga 16 deri 20 vjeç në skuadrat profesioniste!

– Po kështu edhe shumë nisma dhe projekte te tjera për të mbështetur klubet për një organizim më të mirë, infrastrukturë më të mirë e për më shumë të ardhura. Është sezoni i tretë që FSHF ka rritur vëmendjen për futbollin amator, futbollin për të gjithë, duke organizuar gara për formatet 5×5, 6×6, 9×9 në të gjithë Shqipërinë. Objektivi i këtij viti është trefishimi i numrit të lojtarëve amatorë. Këto janë projekte të prekshme që nga ky vit, ndërkohë që FSHF do të vazhdojë të këmbëngulë për mbështetjen me bazë ligjore të domosdoshme në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare për t’i shërbyer rritjes së nivelit të garave dhe futbollit në Shqipëri.

Në këto gara nuk do të luajnë vetëm lojtarët, por si përherë edhe skuadra e arbitrave është pjesë e saj! Sa më shumë angazhim e përqendrim në minimizimin e gabimeve në fushë. Seriozitet maksimal nga gjithsecili që ka bilbilin, në të njëjtën kohë, qetësi e gjakftohtësi nga protagonistët për të bërë një garë të bukur dhe sportivisht të luftuar!

Nuk do të harroja kurrsesi pjesën më të bukur të garës, lojtarin e 12-të, tifozeritë, ata të cilët do ti japin jehonë garave tona. Jam i bindur se do të ruajnë nivelin e lartë për një skenografi sa më brilante në stadiumet tona, natyrisht edhe me vetëpërmbajtjen e pashmangshme duke e shoqëruar garën me emocion e atraksion!

Nuk mund të lë pa përmendur mediat, gazetarët, kritikët tanë të fushës dhe sensibilizuesit më të mëdhenj të produktit tonë. Do t’ju dëgjojmë me vëmendje, do përpiqemi të marrim më të mirën e të punojmë bashkërisht dhe këtë sezon.

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona!

Personalisht jam i bindur se reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

Të gjithë bashkë të mbështesim futbollin për gara më të bukura. Dhe pse jo, edhe për një edicion më të mirë europian të klubeve tona.

Ju përcjell në emër të FSHF-së shumë suksese në këtë sezon të ri që po nisim, shumë Fair-Play dhe respekt për të gjithë!

Suksese të gjithëve aktorëve dhe faktorëve në këtë sezon të ri futbollistik”!, mbyllet mesazhi përshëndetës i presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet