"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Roma bie në Udine, verdhekuqtë tani renditen të 5-tët pas Juventusit...
Në minutën e 89-të, Roma barazoi me Cristanten, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të Tsimikas dhe rezultati mbeti 1-0 për të mos ndryshuar më.
3 Shkurt 2026, 07:00Nga DOSJA
ITALI - Roma nuk ia doli të kalojë pengesën Udinese në ndeshjen e javës së 23 të Serie A. Në Bluenergy Stadium të Udine, skuadra verdhekuqe u mposht nga vendasit me rezultatin 1-0 dhe mbetet me 44 pikë.
Në pjesën e parë u pa një ndeshje ku niveli i lojës nuk ishte ai që pritej me skuadrat që u duk se u treguan më të kujdesshme. Megjithatë në momente të caktuara ishte Udinese që shfaqej më e rrezikshme kryesisht me gjuajtje nga distanca.
Pjesa e dytë nisi me një moment të rrezikshëm të Romës në zonën friulane, por pas vetëm pak sekondash ishte Udinese që mori avantazhin në rezultat me golin e Ekkelenkamp pas një goditje dënimi në minutën e 49-të.
Në minutën e 76-të, skuadra friulane iu afrua golit të dytë me Kristensen, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Romës, Svilar. Në minutën e 89-të, Roma barazoi me Cristanten, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të Tsimikas dhe rezultati mbeti 1-0 për të mos ndryshuar më.