Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO / Ronaldo sërish protagonist i fitores së Al Nassr, por jo me gol…!
Për sa i përket lojës, pjesa e parë ishte e barabartë, me vendësit që u mbrojtën mirë, duke u lënë pak hapësira Ronaldos me shokë.
28 Tetor 2023, 20:36Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Në javën e 11-të Saudi Pro League, Al Nassr fitoi 3-1 në fushën e Al Fayha me dygolëshin e Taliscas dhe rrjetën e Otavios, që bënë të pavlefshëm finalizimin e Al Shuwaish.
Cristiano Ronaldo la shenjën e tij në këtë ndeshje me asistin për golin e parë të shënuar nga ish-sulmuesi i Benfikës.
Përpara se të fillonte ndeshja, Luís Castro, trajner i Al Nassr, mori një lajm të keq: Laporte u dëmtua gjatë nxehjes dhe nuk u aktivizua. Për sa i përket lojës, pjesa e parë ishte e barabartë, me vendësit që u mbrojtën mirë, duke u lënë pak hapësira Ronaldos me shokë.
Me t’u kthyer në fushë për pjesën e dytë, dolën në pah “yjet” e Al nassr. Në minutën e 50-të, Cristiano Ronaldo dha një asist për Anderson Taliscan, i cili gjuajti me këmbën e majtë, duke mposhtur portierin Vladimir Stojkovic.