8 Gusht 2022, 19:35
Nga DOSJA

ANGLI - Ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs, mbërriti sot në gjykatë për t'u përballur me akuzën për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij dhe motrës së saj. I rrethuar nga ekipi i tij ligjor, Giggs nguli sytë përpara teksa po kalonte rrugën e tij përmes një grumbulli fotografësh në gjykatën e Manshull Street Crown të Mançesterit në orën 9:15 të mëngjesit.
48-vjeçari akuzohet se ka sulmuar ish të dashurën e tij, Kate Greville, 37 vjeçe dhe shkaktimin e dëmtimit të saj trupor më 1 nëntor 2020, në shtëpinë e tij në Worsley, Greater Manchester. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për sjellje kontrolluese dhe shtrënguese ndaj zonjës Greville gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, e cila filloi në 2017 dhe përfundoi me sulmin e supozuar. Akuza specifikon, se sjellja e tij ndaj zonjës Greville përfshinte përdorimin e 'izolimit, nënçmimit, poshtërimit, ngacmimit, degradimit dhe abuzimit'.
Më vonë, Giggs, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë, qëndroi në bankën e të akuzuarve dhe u identifikua te nëpunësi, ndërsa gjyqtari hyri në gjykatë pak para orës 11:00. Rreth 30 reporterë mbushën galerinë publike për fillimin e punimeve, me më shumë të shikues nga distanca nëpërmjet një lidhjeje video.
Vitin e kaluar, një gjykatë dëgjoi, se Giggs dyshohet se e goditi zonjën Greville në shpinë përpara se ta nxirrte nga dhoma e gjumit e një hoteli me pesë yje lakuriq, pasi ajo e akuzoi atë për flirtim me gra të tjera. Uellsiani akuzohet më tej edhe për sulm të përbashkët ndaj motrës së saj më të vogël, Emma Greville, në të njëjtën ditë.
Giggs u arrestua nga policia në shtëpinë e tij, në nëntor 2020 dhe u lirua me kusht. Ai i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në një paraqitje fillestare në gjykatë në prill të vitit të kaluar. Muajin e kaluar, ai u largua nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Uellsit pas një periudhe pushimi që nga nëntori 2020.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Gusht 2022, 19:22
EUROPË-Më 25 gusht Champions League 2022/23 do të njohë grupet e saj, me tetë grupet e përbëra nga katër skuadra ku sh...
Sport
8 Gusht 2022, 19:00
ANGLI-Pas 23 vitesh mungesë, Nottingham Forest është rikthyer në Premier League por debutimi i tyre në kampionat nuk shkoi shumë...
Sport
8 Gusht 2022, 18:36
ITALI-Një javë pas startit të sezonit në kampionatin italian, telashet për Juventusin nuk përfundojnë. Szczesny ësht&e...
Sport
8 Gusht 2022, 18:20
TURQI-Pas aventurës zhgënjyese në Kupat e Europës, Tirana po përgatitet maksimalisht për fillimin e kampionatit. Sezoni i ri do ...
Sport
8 Gusht 2022, 16:57
SHBA - Futbolli amerikan i MLS-së ka patur shumë detaje për të folur në muajt e fundit. Së pari ardhja e loj...
Sport
8 Gusht 2022, 16:21
ITALI - Sot ishte dita e lamtumirës së Alexis Sanchez me Interin. Kiliani, i cili mbërriti në selinë e Viale della Liberazione r...
Sport
8 Gusht 2022, 16:02
SPANJE - Po bëhen përpjekje që thashethemet lidhur me kalimin e Marcos Alonsos te Barcelona të shndërrohen në një realitet....
Sport
8 Gusht 2022, 15:46
SPANJE - Barcelona ende po lufton me disa probleme, kryesisht të karakterit financiar. Klubi katalanas, në fakt, nuk mund të regjistroj&e...
Sport
8 Gusht 2022, 13:07
GJERMANI- Ish-kapiteni i Bayern Munich dhe Kombëtares së Gjermanisë, Filip Lahm ka folur publikisht lidhur me mungesën e tij në Bot&e...
Sport
8 Gusht 2022, 12:55
ITALI- Paulo Dybala debuton në ‘Olimpico’. 65,000 tifozët e pranishëm ishin entuziastë dhe sulmuesi argjentinas ndjeu mbë...