"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Teutës i mjaftoi Wotlai për të mundur Bylisin, durrsakët në kuotën e 10 pikëve!
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të: një gjuajtje e Wotlai është devijuar për në portën ballshiote nga Abazaj dhe topi përfundon në rrjetë.
5 Tetor 2025, 19:52Nga DOSJA
DURRES - Teuta ka siguruar një fitore 1-0 përballë Bylisit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”, duke u pozicionuar në vendin e katërt në renditje me 10 pikë.
Në “Niko Dovana” u zhvillua një ndeshje e kujdesshme, me shumë pak raste, për të përcaktuar fituesin me një episod në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte e luftuar në mesfushë, por me pak raste në portat respektive. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të: një gjuajtje e Wotlai është devijuar për në portën ballshiote nga Abazaj dhe topi përfundon në rrjetë.
Reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm, fillimisht Zogos rrezikoi të shkaktonte autogol, ndërsa më pas Wallisson u ndal nga shtylla.
Durrsakët adimistruan rezultatin deri në fund dhe u gëzohen tri pikëve që i vendos në pozicion pretendenti në klasifikim, 10 pikë dhe vendi i 5-të. Bylisi në vendin e 7-të me 6 pikë.