LIVE UPDATES
Sport

VOA: Ndikimi i Lionel Messit në transformimin e Ligës Amerikane të Futbollit

Në ndeshjen e tij të parë në korrik si kapiten i skuadrës së Interit të Majamit, ai shënoi një gol në minutën e fundit, duke e ndihmuar ekipin e tij të fitonte ndeshjen kundër ekipit Cruz Azul të Meksikës.

13 Gusht 2023, 17:40 Nga k.m.
VOA: Ndikimi i Lionel Messit në transformimin e Ligës Amerikane
Lionel Messi

Ardhja në Shtetet e Bashkuara e yllit ndërkombëtar të futbollit Lionel Messi për të luajtur për Interin e Majamit ka krijuar shumë bujë, duke ngjallur entuziazëm në mesin e tifozëve të Ligës Amerikane të Futbollit. Kjo pritet të ketë një ndikim kulturor dhe financiar tek sporti në Shtetet e Bashkuara. Ardhja e Leo Messit në ligën amerikane të futbolli ka krijuar një entuziazëm të madh për tifozët , të cilët janë të emocionuar nga mundësia për ta parë nga afër duke luajtur në fushë.

"Përvojë shumë e mirë. Loja ishte shumë e mirë, atmosfera, gjithçka", thotë Rafael.

“Është e mrekullueshme. Më pëlqeu ndeshja”, thotë Silvia, tifoze e futbollit.

Në ndeshjen e tij të parë në korrik si kapiten i skuadrës së Interit të Majamit, ai shënoi një gol në minutën e fundit, duke e ndihmuar ekipin e tij të fitonte ndeshjen kundër ekipit Cruz Azul të Meksikës.

Komisioneri i Ligës Amerikane të Futbollit, Don Garber e sheh ardhjen e Messit në Shtetet e Bashkuara si një pikë kthese për ligën.

“Ky është një moment transformues për Ligën Amerikane të Futbollit pasi Mesi është lojtari më i mirë, që ka vendosur të luajë në Ligën Amerikane të Futbollit”, thotë ai.

Trajneri i ekipit DC United, Wayne Rooney, shpreson se ardhja e Messit do të ndikojë për të tërhequr lojtarë të tjerë ndërkombëtarë të profilit të lartë në Ligën Amerikane të Futbollit. Menjëherë pas njoftimit të mbërritjes së Messit në ekip, Interi i Majamit bleu dhe dy ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

“Mendoj se ishte e rëndësishme për ligën që të blinte Messin dhe të tregonte se mund të konkurrojë me ligat e shteteve të tjera, në një sport, ku po shpenzohen shumë para”, thotë ai.

Komentatori britanik i futbollit, Callum Williams thotë se ka parë një rritje të qëndrueshme të popullaritetit të futbollit në Shtetet e Bashkuara.

“Për shkak të origjinës së Messit, marrëdhënies në futboll mes Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut dhe komunitetit latin në Amerikën e Veriut, mendoj se ai është lojtari i duhur, në kohën e duhur”, thotë ai.

Disa ekspertë e shohin ardhjen e Messit si pjesë të një prirjeje në rritje të lojtarëve ndërkombëtarë që zgjedhin të luajnë në Shtetet e Bashkuara. Fernando Fiore, një komentator i ndeshjeve të Kupës së Botës dhe Ligës Amerikane të Futbollit, thotë se ka parë një rritje të popullaritetit të ligës për shkak të ardhjes së lojtarëve ndërkombëtarë.

“Ibrahimoviç dha një kontribut të jashtëzakonshëm; Gareth Bale, i cili luajti për një periudhë të shkurtër, por ndihmoi në fitimin e një kampionati. Dhe tani, po vijnë shumë lojtarë të tjerë”, thotë ai.

Trasnferimi i Messit nuk qe i lehtë. Interi i Majamit pagoi një çmim të lartë për lojtarin, i cili ka një kontratë me vlerë mes 50 dhe 60 milionë dollarë në vit. Por, ka të ngjarë të jetë një investim i mirë, pasi mbi 12 milionë shikues nga 171 vende, panë ndeshjen e tij të parë për Interin e Majamit, duke e bërë atë ndeshjen më të ndjekur të futbollit në historinë e televizionit amerikan.

Callum Williams thotë se futbolli më në fund mund të jetë gati për të arritur një popullaritet të madh në Shtetet e Bashkuara.

“Madje edhe njerëzit që nuk janë tifozë futbolli kanë thënë se futbolli është sporti i së ardhmes në këtë vend. Por ka një ndjenjë sikur e ardhmja është tani”, thotë ai.

Popullariteti i futbollit pritet të vazhdojë të rritet ndërsa në Shtetet e Bashkuara verën e ardhshme luhet turneu i Kupës së Amerikës dhe në 2026 Kupa e Botës, duke e vendosur vendin dhe sportin në qendër të hartës ndërkombëtare të futbollit./VOA

lionel messi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet