LIVE UPDATES
Sport

Vuçiç kritikon Federatën Serbe për spostimin e ndeshjes me Shqipërinë: "E hëngrët shpejt presionin..."

"Për mua, njerëzit në Leskovac nuk vlejnë më pak se ata në Beograd. Ata i dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme përfaqësueses sonë kundër Andorrës”, tha Vuçiç nga Praga për TV Informer.

13 Qershor 2025, 19:40 Nga DOSJA
Vuçiç kritikon Federatën Serbe për spostimin e ndeshjes

SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur kundër vendimit të Federatës së Futbollit të vendit të tij, që ndeshja kundër Anglisë të zhvillohet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte edhe me sfidën ndaj Shqipërisë.

Të dyja këto sfida, me Anglinë më 9 shtator dhe Shqipërinë më 11 tetor, Federata e Serbisë, pas diskutimeve me UEFA-n, ka vendosur se kombëtarja vendase do t’i luajë në stadiumin “Rajko Mitić”, ku luan ekipi kryeqytetas Crvena Zvezdës.

Sipas Vuçiç, FSS ka rënë pre e presionit disa ditor, veçanërisht për ndeshjen ndaj Anglisë. Ai theksoi se personalisht ishte “Pro” idesë që përfaqësuesja të vazhdonte të luante në Leskovac, ku edhe kundër Andorrës në ndeshjen e qershorit kishte marrë mbështetje të madhe nga tifozët në stadiumin “Duboçica”.

“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk mund të përballojnë as pesë minuta presion nga ambasada britanike dhe të tjerët që kërkojnë që ndeshja me Anglinë të luhet në Beograd. Dhe pas dy ditësh presioni e ndryshojnë vendimin dhe kërkojnë që të luhet në Beograd.

Unë isha “Pro” që ajo të luhej në Leskovac, por të gjithë të tjerët morën vendimin që të luhet në Beograd. Për mua, njerëzit në Leskovac nuk vlejnë më pak se ata në Beograd. Ata i dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme përfaqësueses sonë kundër Andorrës”, tha Vuçiç nga Praga për TV Informer.

Presidenti serb po ashtu theksoi se në Beograd mbështetja për ekipin kombëtar nuk do t’i afrohet asaj që dhuruan tifozët në Leskovac.

“Në ‘Marakana’ apo në ndonjë stadium tjetër nuk do të ketë as 300 veta, sepse Beogradi nuk interesohet. Tani që vijnë anglezët, anglezët s’duan të udhëtojnë deri në Leskovac. Ç’më intereson mua që s’u shkon për shtat?

Kam marrë dhjetë kërkesa nga ambasadat dhe nuk kam dashur t’u përgjigjem asnjërës. Natyrisht, disa të tjerë që nuk janë në gjendje të përballojnë presionin kanë reaguar dhe kanë ndryshuar vendimin, duke e zhvendosur ndeshjen nga Leskovaci në Beograd”, shtoi ai.

Përfaqësuesja e Serbisë, pas dy ndeshjeve të luajtura në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ka katër pikë të grumbulluara, dhe ndeshjet e radhës e presin në shtator. Fillimisht do të luajnë në Riga më 6 shtator kundër Letonisë dhe tri ditë më vonë kundër Anglisë në stadiumin “Rajko Mitić”.

Më pas, më 11 tetor, Serbia do të presë Shqipërinë, gjithashtu në stadiumin e Zvezdës, ndërsa në nëntor do të kthehet në Leskovac për ndeshjen kundër Letonisë më datë 16.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi