LIVE UPDATES
Sport

Mësohet shkaku i largimit të Donnarummas nga Milani. Drejtuesi e klubit nuk e donin: “Ne tashmë e kemi portierin tonë...!”

Gianluigi Donnarumma (24 vjeç) nënshkroi me Paris Saint-Germain në korrik 2021 si lojtar i lirë, pasi u largua nga AC Milan.

26 Tetor 2023, 17:16 Nga DOSJA
Mësohet shkaku i largimit të Donnarummas nga Milani. Drejtuesi e

ITALI - Tifozët e Milanit nuk e kanë falur Gianluigi Donnarumma pasi u largua nga skuadra, duke e ngarkuar rëndë edhe pasi ishte vendimtar në fitimin e titullit evropian me kombëtaren italiane në finalen kundër Anglisë.

Donnarumma është sharë dhe mallkuar në çdo ndeshje të luajtur në “San Siro”, ndërkohë që dhe pankarta të shumta, që e fyejnë atë, janë shfaqur nëpër qytet. 

Para duelit mes PSG-së dhe Milanit, Vincenzo Raiola, kushëriri dhe bashkëpunëtor i menaxherit Mino Raiola, i cili vdiq një vit më parë, gjithashtu agjent futbolli, ka folur për largimin e portierit nga “kuqezinjtë”. 

Agjenti italian ka shpjeguar se çfarë ndodhi pas largimit të Gianluigi Donnarumma nga AC Milan, duke zbuluar se zyrtarët e klubit nuk donin ta prisnin portierin. 

“Ne ia zgjatëm kontratën, pavarësisht se katër apo pesë klubet më të mëdha në botë, po e kërkonin me këmbëngulje, madje duke i ofruar shuma jashtëzakonisht të mëdha parash. A e dini pse? Sepse Gianluigi nuk donte të largohej nga klubi që e rriti. 

Ai kërkonte që Milani të kishte ambicie. Fatkeqësisht, rezultatet nuk ishin të dëshiruara, pati disa përfshirje dhe arritëm në fund të historisë”, tha Vincenzo Raiola, cituar nga “rmcsport.bfmtv.com”. 

Agjenti tha se edhe pse portieri nuk donte kurrë të largohej falas nga AC Milan, por vonesa në vendimin për të nënshkruar zgjatjen e kontratës, nuk i kënaqi zyrtarët e klubit, të cilët detyruan largimin e tij. 

Gjatë një takimi me Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, Mino Raiola, i cili përfaqësonte Donnarumma propozoi opsionin e Juventusit, që Milani të merrte paratë e tyre të transferimit. 

“Maldini u përgjigj: ‘Mino, kapitulli i Gianluigit është mbyllur sepse ne tashmë kemi portierin tonë të ardhshëm (jo Mike Maignan)’”. Përveç Juventusit, i cili do ta transferonte Donnarumma në fund të sezonit, nëse Milani nuk do të kualifikohej në Champions, nuk kam folur me të për asgjë tjetër. Ai madje refuzoi të dëgjonte ofertat në janar si lojtar i lirë i ardhshëm për të mos tradhëtuar Milanin. 

Pas atij episodi na tha: “Nuk dua të luaj më në Itali. Do të kisha shkuar në Juve vetëm nëse Milani nuk do të kualifikohej në Champions League dhe ata do të fitonin para nga transferimi im. Tani nuk dua të jem më në Itali”. 

Ne nuk kishim absolutisht asnjë plan sepse të gjithë kishin rregulluar tashmë transferimet, përfshirë PSG-në, i cili sapo zgjati kontratën e Keylor Navas. Donnarumma priti, por Milani jo, kjo është e vërteta”, shtoi italiani.  

Gianluigi Donnarumma u rrit në AC Milan dhe nga viti 2015 u promovua në ekipin e madh, ku qëndroi deri në vitin 2021, kur nënshkroi falas me Paris Saint-Germain. 45 milionë euro është pjesa e Gianluigi Donnarumma sipas Transfermarkt. Portieri italian luajti 251 ndeshje te Milani, me të cilin fitoi një trofe, Superkupën e Italisë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet