Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Sporti kosovar në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën ish-gjyqtarit të njohur
6 Korrik 2020, 08:30Nga DOSJA
Sporti i Kosovës është në zi. Rushit Selimi, një emër i njohur i sportit kosovar, është ndarë nga jeta. Ish-gjyqtari vuante nga një sëmundje e rëndë, që e ka mposhtur atë.
FFK ka publikuar edhe një mesazh ngushëllimi shumë emocionues për familjen e të ndjerit:
“E nderuara Familje Selimi! Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë punëtori sportiv dhe veprimtari i shquar Rushit Selimi, ndaj ju lutem më lejoni, që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Rushiti ishte punëtor i dalluar dhe profesionist i pashoq. Kontributi i tij në futboll, veçmas në segmentin e ndarjes së drejtësisë ishte jashtëzakonshëm, duke qenë kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës dhe kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit në ish-ligën federative.
Me punën e tij profesionale, Rushiti ndihmoi pashmangshëm edhe në pavarësimin e futbollit të Kosovës, duke qenë anëtar i Komisionit të Garave në kampionatin e parë të Kosovës pas mëvetësimit, e pastaj edhe kryetari i Këshillit Profesional të gjyqtarëve, si dhe delegat e kontrollor i FFK-së.
Përveç kontributit në futboll, Rushiti u shqua edhe për aktivitetin e tij atdhetar, andaj veprat e tij nuk do të harrohen kurrë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Me respekt. Agim Ademi, president i FFK-së”.
M.P. / Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mario Mandzukic që dje është lojtar i lirë. Aventura e tij në Katar tek Al Duhail zgjajti vetëm 6 muaj. Me siguri që në aspektin financiar kroati është i kënaqu...
Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona sot u rikthye te fitorja në kampionat. Katalanasit fituan 4-1 Villarreal-in në transfertë dhe ruajtën diferencën prej katër...
Spektakël dhe gola. Kështu qe sot ndeshja Napoli-Roma, e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian. Napolitanët fituan 2-1 në shtëpi, duke kapur vendin ...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në emision “Fair Play” të Enkeleda Zeikos në Syri TV në lidhje me privatizimin e Vllaznisë...
Zinedine Zidane nuk i duron kritikat, kur nuk iu referohen lojës së skuadrës së tij, por aspekteve të tjera. Trajneri i Real Madridit sot komentoi fitoren 1-0 m...
Pas humbjes 4-0 me Manchester City, Liverpool sot u rikthye te fitorja duke mposhtur 2-0 Aston Villa-n. Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të Premier League n...
Sot u luajtën dy ndeshje të kampionatit shqiptar. Laçi fitoi 2-1 në shtëpi kundër Flamurtarit dhe është përkohësisht në vendin e tretë në tabelën e klasi...
Askush nuk e priste të ndodhte kështu, por ndodhi. Interi sot humbi 2-1 përballë Bologna në shtëpi në javën e 30-të të Serie A.Skuadra e trajnerit Conte pati nj...
Formula 1 sot u rikthye me shumë emocione. Garën e parë e ka fituar Valtteri Bottas, i cili e pati të lehtë të dominonte në çmimin e madh të Austrisë. Pi...
LUSHNJE-Lushnja-Apolonia konsiderohet si derbi i Myqezeqesë, dy skuadrat militojnë në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë ngjitjen në Superiore.Presidenti i Apolonis...