Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Starton në Tiranë Edicioni i 19-të i Javës së Gjuhës Italiane në Botë
21 Tetor 2019, 10:04Nga DOSJA
TIRANË- Nis edhe në Tiranë Edicioni i 19 i javës së Gjuhës Italiane në Botë. Tema kryesore e këtij edicioni do të jetë “Italishtja në skenë”. Edicioni i 19-të do të mbahet nga data 21 deri më 27 tetor 2019.
Gjatë këtij edicioni të 19-të që do të mbahet edhe në Tiranë, do të zhvillohen mbi një mijë aktivitete kushtuar operës dhe teatrit, muzikës popullore dramës, letërsisë dhe melodramës. Të gjitha këto aktivitete do të organizohen në të gjithë botën për të promovuar italishten si gjuhë të kulturës klasike dhe bashkëkohore.
“Sot gjeta fjalët dhe tingullin tim. Për ta bërë, mësova një gjuhë të re. Për mua, italishtja është muzikë”, thotë kantautori Alban Skënderaj, i cili u nderua në edicionin e këtij viti nga Ambasada Italiane si Ambasadori i Gjuhës Italiane në Shqipëri.
Programi i plotë i aktiviteteve të Javës së Gjuhës Italiane në Shqipëri do të prezantohet ditën e hënë, 21 tetor, nga Ambasadori Alberto Cutillo në Rezidencën e Italisë.
Njoftimi i ambasadës:
Fillon edhe në Tiranë Edicioni i 19 i Javës së Gjuhës Italiane në Botë
“Italishtja në skenë” është tema kryesore e Edicionit të 19 të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, që do të zhvillohet edhe në Tiranë nga data 21 deri më 27 tetor 2019.
Mbi një mijë aktivitete kushtuar operës dhe teatrit, muzikës popullore dramës, letërsisë dhe melodramës do të organizohen në të gjithë botën për të promovuar italishten si gjuhë të kulturës klasike dhe bashkëkohore.
Në komunikimin skenik, ndryshe nga sa ndodh në letrësi, italishtja hyn drejtpërdrejtë në kontakt me publikun përmes zërit. Prandaj, gjuha e traditës arrin tek dëgjuesit përmes oralitetit, aktrimit dhe këndimit të interpretuesve. Për të njëjtën arsye, për edicionin e këtij viti, Ambasada Italiane ka zgjedhur të vlerësojë si Ambasador të Gjuhës Italiane në Shqipëri, kantautorin Alban Skënderaj, i cili ka realizuar për këtë rast një spot të shkurtët ku shpjegon lidhjen e tij me gjuhën dhe muzikën italiane.
“Sot gjeta fjalët dhe tingullin tim. Për ta bërë, mësova një gjuhë të re. Për mua, italishtja është muzikë”, thotë Skënderaj, duke u bërë thirrje sidomos të rinjve që kurrë të mos rreshtin së kërkuari fjalët dhe tingullin e tyre.
Programi i plotë i aktiviteteve të Javës së Gjuhës Italiane në Shqipëri do të prezantohet ditën e hënë, 21 tetor, nga Ambasadori Alberto Cutillo në Rezidencën e Italisë. Në mbrëmjen përuruese, Ambasadori Cutillo do të vlerësojë me një çmim të ftuarin e nderit Alban Skënderaj si “Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri” si dhe tre fituesit e konkursit “Kritikë të rinj muzikorë”, nxënës të seksioneve dygjuhëshe të Shkollës së Mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, të cilët kanë rishkruar në italisht disa nga tekstet e këngëve të tij.
Mbrëmja do të vijojë me koncertin “Udhëtim në këngën italiane nga vitet 40 deri më sot”, me interpretim nga Teresa Paratore (vokal), Sokol Sejdo (saksofon), Andi Kongo (piano), Theo Napoloni (bateri), Armin Alimeri (bas).
Ndër aktivitetet e ndryshme të programuara gjatë javës, Anilda Ibrahimi, Lorenzo Colantoni dhe Riccardo Venturi do të tregojnë realitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe të italianëve në Shqipëri, ndërsa studiues të njohur të të dyja vendeve do të hulumtojnë marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë luftës ftohtë.
Në fushën e artit dhe arkitekturës, redaktori Francesco Tenaglia do të mbajë një takim mbi pikat e përbashkëta mes të shkruarit dhe arteve pamore, ndërsa prof. Marco De Michelis do të zhvillojë një bisedë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë në kuadrin e ekspozitës “Prova” nga Adrian Paci.
Më tej, shfaqje filmash, koncerte dhe pjesësh teatrale do të organizohen gjatë gjithë muajit tetor. Për më shumë informacion konsultoni programin e plotë të aktiviteteve të bashkëngjitur.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Rrjetet sociale përdoren shumë nga të rinjtë nga ku publikojnë momente të ndryshme nga jeta e tyre. Por ndryshe nga shumë prej personazheve të nj...
Xhensila Pere, ish-banorja e Big Brother që arriti në finale e reality show-t, njihet si një nga personazhet pa komplekse të ekranit. Në një intervistë disa koh...
Mbretëri e Bashkuar- Të tjera detaje dalin nga intervista e dukeshës së Sussex, Meghan Markle në dokumentarin e “ITV”. Në rrëfimin e saj, Markle bër...
Një foto e reperit Ledri Vula, e postuar në Instagram ku shfaqej një shenjë e çuditshme, që nuk kishte qenë aty më parë, ka alarmuar të gjithë fansat e t...
TIRANË- Elton Ilirjani është biznesmeni gay shqiptar që e ka pranuar hapur pririjen e tij seksuale. Ilirjani është përfshirë disa herë në debate të ash...
TIRANË- Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është përfolur shumë muajt e fundit për lidhjen e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj ku vetëm para dy javë...
Tiranë- Iris Luarasi, pedagogia e Gazetarisë në Universitetit të Tiranës ka treguar emrat e personazheve VIP që i ka ngelur në klasë.Ajo nuk ka hezituar aspak ...
TIRANË- Një përplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhët...
TIRANË- Armina Mevlani është një prej personazheve më të ndjekur të shoëbizzit shqiptar,dhe e përfolur gjithashtu për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën.A...
Memorie.al sjellë dëshmia e Isa Boletinit, nipit të heroit: “Hakmarrja e regjimit komunist ndaj familjes sonë filloi që në vitin 1943, kur komunistët shkodranë ...