LIVE UPDATES
Aktualitet

Statistikat/ Në 2018-ën kriminaliteti ‘mori hov’, janë regjistruar 39.649 autorë për vepër penale

30 Prill 2019, 15:23 Nga DOSJA
Statistikat/ Në 2018-ën kriminaliteti ‘mori hov’,

Lidhur me klasifikimin e veprave penale dhe ecurinë e tyre në raport me vitin 2017, INSTAT raportoi se rritjen më të madhe e kanë pasur vepra penale e shkeljes së rregullave të qarkullimit vjetor me një rritje 7.5% në raport me 2017. Vjedhja, nga ana tjetër, është një tjetër vepër në rritje me 4.1% më shumë raste të regjistruara në vitin 2018 në raport me 2017-n. Më pas në rritje kanë qenë vrasjet me dashje me 2%. Pjesa tjetër e veprave penale janë regjistruar në rënie ku krimet në fushën e drogës kanë pasur 7.9% më pak raste të regjistruara të veprave penale sesa në 2017. Mashtrimet kanë rënë me 7.7%, kurse krimet me dashje kundër shëndetit 5.9%.

Lidhur me numrin e autorëve, shifrat zyrtare raportojnë gjithashtu rritje. “Në vitin 2018, janë regjistruar 39.649 autorë për vepër penale, 10,0% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, meshkujt përbëjnë 92,9 % të autorëve për vepër penale” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti publikim vlerëson se në vitin 2018, 31,3% e autorëve janë të grupmoshës 30-44 vjeç, 29,5% të grupmoshës 18-29 vjeç dhe 25,5 % i përkasin grupmoshës 45-59 vjeç.

“Në vitin 2018, janë regjistruar 19.101 persona të dëmtuar, 0,2% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, të dëmtuarit për krime kundër personit përbëjnë rreth 36,7% të totalit të personave të dëmtuar

Në vitin 2018, në totalin e personave të dëmtuar për krime kundër personit, femrat përbëjnë 33,1% të të dëmtuarve dhe përqindja më e madhe e tyre vihet re në krime seksuale, krime kundër moralit, dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” thuhet në publikimin e INSTAT.

Lidhur me procedimet në vitin 2018, numri i procedimeve penale të regjistruara është 31.389, 0,2% më pak, krahasuar me vitin 2017. Nga 29.329 procedime penale të përfunduara, 22,7% e tyre janë pushuar, 37,1% janë pezulluar dhe 40,2% janë dërguar për gjykim në gjykatë.

Në vitin 2018, janë regjistruar 16.249 persona të pandehur, 0,7% më pak, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, të pandehurit e rritur përbëjnë 96,6%, të miturit zënë 3,4% në totalin e personave të pandehur.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rritet krimi ne shqiperi shifrat e vrasjeve veprat penale rritet krimi ne shqiperi shifrat e vrasjeve veprat penale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet