LIVE UPDATES
Bota

Strategjia Kombëtare e Sigurisë! Kthesa historike gjermane, tërheq vëmendjen në Evropë

27 Mars 2022, 06:28 Nga DOSJA
Strategjia Kombëtare e Sigurisë! Kthesa historike gjermane,

Puna për një Strategji Kombëtare të Sigurisë të Gjermanisë ka nisur. Strategjia i drejtohet jo vetëm botës, por edhe gjermanëve. Baerbock kërkon prani të NATO-s në Evropën Juglindore. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kishte ftuar përfaqësues të trupit diplomatik në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kur e prezantoi fillimin e punës për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë (18.03.2022). Gjermania e harton për herë të parë një strategji të tillë kombëtare sigurie.

Kjo ka tërhequr vëmendjen në Evropë pas kthesës historike gjermane në investimet ushtarake. 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen në vitin 2022 dhe prej 2023 mbi 75 miliardë euro në vit, e bëjnë Gjermaninë fuqinë më të madhe ushtarake të Evropës.

Ky shndërrim historik i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë, i shpallur nga kancelari Olaf Scholz do të argumentohet tani edhe me një doktrinë të sigurisë së Gjermanisë. Qeveria gjermane do të shpjegojë me këtë Strategji pozicionin e Gjermanisë në botë dhe synimet e Gjermanisë.

Hartimin e një Strategjie Kombëtare të Sigurisë, qeveria gjermane e kishte vendosur që në marrëveshjen e koalicionit qeveritar. “Ne do të paraqesim një strategji gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare në vitin e parë të qeverisë së re federale”, shkruhet në marrëveshje.

Njëkohësisht, lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një “kthesë gjeopolitike”, siç u shpreh ministrja e Jashtme Baerbock. Me luftën në Ukrainë u thye rendi i paqes në Evropë. Kjo zgjon “dëshirë të zjarrtë për siguri”, të cilën “ndoshta brezi im nuk e ka ndierë kurrë vërtet”, tha Annalena Baerbock.

Punën për hartimin e Strategjisë po e drejton Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Por kontribute për Strategjinë do të japin ministria e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Propozime priten dhe nga institucione kërkimore dhe iniciativa civile. Kjo përfshirje e gjerë e institucioneve qendrore gjermane tregon se Gjermania është e vendosur, për të hartuar një strategji sigurie shumë përfaqësuese.

Edhe në vitin 2016 u hartua një Libër i Bardhë për Politikën e Sigurisë dhe të ardhmen e Bundesëehrit. Por dokumenti u la në harresë, e humbi fuqinë edhe për faktin që në hartimin e tij, ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk përfshiu institucione të tjera, si p.sh. ministrinë e Financave.

Strategjia Kombëtare e Sigurisë – proces ndërgjegjësimi e edukimi

Investimet e jashtëzakonshme për ushtrinë të Gjermanisë qenë të nevojshme prej kohësh. Por këto vendime, në situatën e sulmit rus kundër Ukrainës thjesht u shpallën në Bundestag. Prandaj Strategjia Kombëtare e Sigurisë ka rëndësi jo vetëm për botën, por veçanërisht për opinionin publik gjerman. Periudha disa mujore e hartimit të Strategjisë do të mbledhë jo vetëm impulse shtesë nga aktorë institucionalë dhe të shoqërisë gjermane. Argumentat do t’i shërbejnë edhe ambjentimit të opinionit publik gjerman me komponentin ushtarak.

Për arsye historike, në Gjermaninë e pas Luftës II Botërore është ushqyer deri sot një aversion ndaj ushtrisë dhe përdorimit të dhunës ushtarake, si mjet për të mbrojtur interesat vetjake. Si rezultat, mendimi publik në Gjermani sot është kryesisht pacifist. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit ka pasur prej dekadash një qëndrim miqësor ndaj Rusisë.

Personalitete gjermane shprehen kundër armatosjes së Gjermanisë

Vendimet që shpalli kancelari Scholz për investimet masive ushtarake janë të pakthyeshme. Ato mbështeten nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag dhe do të fiksohen në kushtetutën e Gjermanisë.

Por zërat që ankohen se kthesa historike nuk u parapri nga një debat publik në Gjermani kanë nisur. Të martën (22.03.) personalite të shquara, shkencëtarë dhe politikanë kundërshtuan me një apel publik “armatosjen më të madhe të Gjermanisë që prej Luftës së Dytë Botërore”. Në apel ata nuk lënë paqartësi: përgjegjës për luftën në Ukrainë bëjnë Putinin. Por shkruajnë se “armatosja e planifikuar për dekada, nuk u jep fund vdekjeve në Ukrainë, nuk e bën botën më paqësore dhe të sigurtë”.

Zëra të tillë do të shtohen, kur shoku i parë i luftës në Ukrainë të spostohet në ndërgjegjen e njerëzve. Argumentimi nga përfaqësuesit politikë i kthesës më të madhe historike politike në dekadat e fundit fiton në këtë kuadër rëndësi të veçantë.

Baerbock: “Prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock skicoi disa drejtime për punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Gjermania angazhohet forcimin e krahut lindor të NATO-s. Që tani është vendosur që Gjermania do të japë një kontribut thelbësor në Sllovaki. Por jo vetëm kaq. Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për një prani të NATO-s në Evropën Juglindore. “I gjithë territori lindor i Aleancës është nën kërcënim të ri, ndaj ne duhet të vendosim prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore,” tha Annalena Baerbock.

Strategjia do të përforcojë nevojën që Gjermania të marrë pjesë në frikësimin bërthamor të NATO-s. Prandaj Baerbocku e ritheksoi vendimin për blerjen nga Gjermania të avionëve amerikanë F-35, që transportojnë armë bërthamore nga Gjermania. Synimi është forcimi i “kapacitetit mbrojtës”, si nga sulmet ushtarake ashtu edhe nga ato kibernetike.

Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për nevojën e përqafimit të një koncepti të gjerë të sigurisë. Annalena Baerbocku kujtoi se sigurinë e ndikojnë edhe faktorë joushtarakë si diplomacia, puna kulturore, arsimi, sporti, mediacioni në kriza, edhe nëse rezultatet nuk shihen „të nesërmen”. Veç diplomacisë dhe bashkëpunimit ekonomik, Baerbock-u kërkoi të veprohet edhe me instrumentat e „mbështetjes financiare dhe substanciale”. „Sepse kaq komplekse sa janë krizat, kaq komplekse duhet të jenë përgjigjet tona”. /DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani ushtar gjermani ushtar

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!