LIVE UPDATES
Aktualitet

(STUDIMI) Duhet doza e 3 e vaksinës? Alimehmeti: S’të jepet kurrë një shans i dytë

15 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
(STUDIMI) Duhet doza e 3 e vaksinës? Alimehmeti: S’të jepet

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti këshillon se çdo person që është në mëdyshje për të bërë dozën e tretë të vaksinës, të mos mendohet 2 herë pasi shanse të tilla nuk vijnë shpesh. Mjeku ka ndarë studimin që tregon efektshmërinë e dozës së tretë duke theksuar se është e rëndësishme për personat që kanë rënie të shpejtë të antitrupave për grupin e individëve mbi 60 vjeç. Alimehmeti shton se personat që e kanë kaluar sëmundjen para apo pas dy dozave të vaksinave nuk kanë nevojë për një dozë të tretë por thekson se është e rëndësishme te personat që kanë një sistem imunitar të dobët.

POSTIMI:

Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.” Cit.: ëill Rogers Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës. Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas dy dozave të vaksinës, nuk ka nevojë për dozë të tretë. (e kemi shtjelluar gjerë e gjatë sa i fortë dhe i qëndrueshëm është imuniteti natyror) Së dyti, një numër shumë i vogël personash që e kanë kaluar (p.sh. me transplante apo sëmundje të rënda imunitare) mund të kenë nevojë të bëjnë gjithsesi dozën e tretë pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët. Së treti, doza e tretë duket se është e rëndësishme për t’u bërë në moshat më të mëdha (le të themi >55 vjeç), ndërsa te moshat më të reja vetëm nëse janë persona të sëmurë apo që dëshirojnë ta bëjnë për arsyet e tyre personale. Së katërti, vaksina që duhet përdorur për dozë të tretë, nëse nevojitet, është Pfizer (ose Moderna atje ku është e disponueshme)

Pyetja më lokale në Shqipëri është: Nëse jam vaksinuar me CoronaVac (dy doza), çfarë duhet të bëj për dozën e tretë?
Që ditët e para, përshtypja e parë ishte e qartë: “CoronaVac kishte njëkohësisht edhe efikasitetin më të ulët edhe efektet anësore më të pakëta në krahasim me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca” Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një efikasitet 51% kur i dha autorizimin e emergjencës, por gjithashtu OBSH-ja na la dopio gjashtën në dorë për moshat >60 vjeç, duke deklaruar se:

“…OBSH u ka rekomanduar shteteve që përdorin CoronaVac që të bëjnë vlerësimet e tyre në moshat më të mëdha, për shkak se të dhënat e disponueshme vlerësoheshin të pamjaftueshme”. Një artikull me peshë madhore u botua nga institucionet e Qipros Veriore (e njohur si Qipro turke) në Lancet Microbe më datë 09 Shkurt 2022.  Siç e dimë, Shqipëria e ka strategjinë e vaksinimit shumë të ngjashme me Turqinë dhe, rrjedhimisht, me Qipron Veriore. Për këtë arsye ky artikull na vërteton qartë atë çka kishim vlerësuar më parë. Studiuesit kanë hulumtuar përgjigjen e antitrupave të dhënë nga Pfizer, AstraZeneca dhe CoronaVac pas dy dozave të para dhe pas dozën së tretë Pfizer apo CoronaVac. Rezultatet ishin krejt të pritshme. Edhe pse grupi i vaksinuar me Pfizer ishte më i moshuar dhe me më shumë meshkuj se sa grupi me CoronaVac (Tabela 1), niveli më i lartë i antitrupave u arrit nga: Pfizer, i ndjekur nga AstraZeneca, dhe në fund CoronaVac.

Pas 3 muajve nga doza e dytë: 100% e të vaksinuarve me Pfizer kishin antitrupa (seropozitivë); 90% e të vaksinuarve me AstraZeneca kishin antitrupa (seropozitivë); 0% e të vaksinuarve me CoronaVac kishin antitrupa (seropozitivë).

Te të vaksinuarit me dy doza CoronaVac, në krahasim me nivelin e antitrupave 1 muaj pas dozës së dytë, vaksinimi me dozën e tretë pas 6 muajve prodhoi: rritje 7.9 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte Pfizer, dhe rritje 2.8 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte sërish CoronaVac. Autorët dalin në përfundimin që kemi të qartë prej kohësh:

Duke marrë parasysh nivelin e ulët të antitrupave dhe rënien e shpejtë të tyre në grupin e individëve mbi 60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac, për të mbajtur një përgjigje më të gjatë të antitrupave në këtë grupmoshë, duhet marrë në konsideratë përdorimi i vaksinave më të fuqishme qoftë si vaksinim fillestar, qoftë si dozë përforcuese. Shënim: ‼ Studimi është i financuar nga popullata, pasi gjërat nuk bien nga qielli (croëdfunded)! Prof. Asc. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e vaksines ilir alimehmeti doza e trete e vaksines ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para