“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
“S’e vrava unë Tonajn”, Kësollës i gjenden gjurmë baruti në duar
15 Shkurt 2022, 10:17Nga DOSJA
TIRANË– Eduart Kësollës, 30-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Prek Tonajt i janë gjetur gjurmë baruti në duar. Mësohet se është pikërisht kjo arsyeja që I ka bërë hetuesit të mendojnë se 30-veçari është autori i vrasjes së Tonajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 shkurtit. Përpara grupit hetimor, Kësolla është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit.
“Më keni arrestuar kot, nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam qenë as në vendin e krimit,”– është shprehur Kësolla.
30-vjeçari u vu në pranga një ditë më parë, vetëm 24 orë pas vrasjes së Tonajt. Ai dyshohet se është personi që ka qëlluar duke i marrë jetën Prek Tonajt. Tonaj u vra teksa ndodhej në një lokal në qendër të fshatit ku banonte, mbrëmjen e 13 shkurtit me breshëri kallashnikovi.
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga laboratori i drogës që ishte ngritur nga nipi i Emiljano Shullazit, Leonardo Zela e Alban Karapici në Tiranë. ...
TIRANË– Korrupsioni në nivele të larta, rrjedhja masive e të dhënave të qytetarëve dhe agjencitë e krijuara së fundmi janë shqetësimet kryesore të Ko...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Vizita e kryeministrit Edi Rama në SHBA është e pasqyruar në mediat shqipta...