LIVE UPDATES
Bota

Studimi/ Nuk mjafton vaksinimi për të fituar imunitet, duhet të kemi antitrupa për të qenë të mbrojtur

6 Gusht 2021, 08:02 Nga DOSJA
Studimi/ Nuk mjafton vaksinimi për të fituar imunitet, duhet të

GJERMANI– Pas shërimit nga infektimi me virusin Corona apo pas vaksinimit krijohen tek njeriu antitrupa kundër proteinës Spike. SARS-CoV-2 e përdor këtë proteinë për t’u vendosur tek qelizat dhe për të depërtuar në to. Nga proteina Spike antitrupat mund ta dallojnë virusin, të fiksohen aty dhe ta bëjnë kështu të “kuptueshëm” për qelizat e sistemit imunitar.

Tek vaksinat e tipit ARNm, si BioNTech/Pfizer studiuesit ishin të mendimit, se të vaksinuarit janë të mbrojtur mbi 90% nga virusi, por pas variantit Delta, më infektues, kjo mbrojtje është më e ulët dhe virusi ia del t’i infektojë njerëzit që kanë marrë vetëm vaksinën e parë. Imunologu, Carsten Watzl nga Instituti Leibniz i Universitetit Teknik të Dortmundit vlerëson, se efektiviteti i vaksinës BioNTech bie në 88%, kurse ai i vaksinave vektor si AstraZeneca nga 66% bie në 60%. Të dhëna nga Izraeli madje flasin për një mbrojtje vetëm 64% me vaksinën BioNTech/Pfizer. Ministria e Shëndetësisë mendon për një vaksinim të tretë.

Varianti Delta po i vë studiuesit para sfidave të mëdha. Deri më tani shumica prej nesh në rastin më të mirë pas dy vaksinimieve janë të imunizuar ndaj varianteve të njohura të virusit. Por kjo nuk i përfshin të gjithë të vaksinuarit, thotë imunologu Carsten Watzl. “Vetëm vaksina nuk të garanton që je i imunizuar. Vendimtare është që trupi ynë të ketë krijuar mbrojtjen e duhur. Por këtë nuk mund ta masim mjaft saktë ende deri më tani.”

Ndryshe qëndron puna me vaksinën kundër tetanozit. Nëse nuk e dimë, nëse kemi mbrojtje të mjaftueshme, atëherë mund ta masim këtë me prova në laborator. Nëse numri i antitrupave qëndron mbi një vlerë të caktuar, atëherë personi është i imunizuar kundër virusit, nëse vlera është e ulët, mjeku mund të rekomandojë përsëritjen e vaksinës.

Në lidhje me Coronën nuk e kemi arritur ende këtë stad. Ne nuk e dimë saktë, se çfarë duhet të masim, me qëllim që të përcaktojmë vërtet, nëse dikush është imunizuar apo jo. Antitrupat neutralizues luajnë me shumë gjasë një rol vendimtar, sepse “e lidhin” virusin, që të mos infektojë qeliza të tjera. Por se sa i lartë duhet të jetë numri i antitrupave është ende e paqartë”, shprehet eksperti Watzl.

Roli i qelizave limfocite T

Jo vetëm antitrupat kanë rëndësi në luftimin e një infektimi. Nëse virusi ka depërtuar trupin, antitrupat nuk mund ta arrijnë më, sepse nuk mbërrijnë dot në qeliza. Virusi shtohet. “Për të luftuar virusin, sistemi ynë imunitar ka qelizat limfocite T. Ato janë në gjendje të identifikojnë dhe eliminojnë qelizat e infektuara. Pra ne sakrifikojmë disa qeliza të infektuara të trupit tonë, që të mos lejojmë virusin që të shumohet”, shpjegon Carsten Watzl. Këto mund të maten të dyja, por praktikisht është e vështirë të identifikohet numri i qelizave T. Ky test është i vështirë, por i vlefshëm. “Vetëm antitrupat nuk të thonë patjetër diçka se sa i mbrojtur je. Mund të ndodhë që kam shumë pak antitrupa, e të infektohem me virusin, por përgjigja e qelizave T është aq e fortë, saqë nuk sëmurem rëndë.”

Ka teste të ndryshme që masin antitrupat kundër Coronës. Laboratorët normalisht kanë standard të qartë, që arrin nga një vlerë minimale tek ajo maksimale. Mjeku mund të dallojë, nëse vlerat janë në intervalin e lejuar, por tek Corona kjo nuk është përcaktuar saktë. Vetëm mund të thuhet me përafërsi. Vlerat e matura lëvizin nga më pak se një qind në disa mijëra antitrupa. “Nëse jam në çerekun e sipërm apo në gjysmën e sipërme, me gjasë kam një mbrojtje të mirë imunitare. Por vlerën e saktë për këtë nuk mund ta them.”

Po ashtu nuk është e qartë, se sa shpejt bie një nivel i antitrupave, dihet vetëm se me kohë ai bie. “Kjo bëhet me dy faza. Po të shohësh vlerat menjëherë pas vaksinimit, ke nivelin më të latë të antitrupave. Në muajt e parë pas vaksinimit, kjo vlerë bie shpejt. Po në një moment të caktuar e gjitha ndodh stabilizimi rreth një vlere të caktuar dhe ajo vazhdon të bjerë me ngadalë, këtë e njohim nga vaksinat e tjera dhe duket se është kështu edhe me vaksinën e Coronës”, thotë eksperti, por ende nuk është provuar personalisht nga ana shkencore.

Më shumë më mirë

Ka njerëz që janë vaksinuar dy herë, dhe nuk kanë ose kanë shumë pak antitrupa kundër virusit Corona. Këta persona nuk janë të mbrojtur nga virusi, me shumë gjasë, paralajmëron Watzl. Ka shumë faktorë që çojnë në një nivel të ulët të antitrupave. Mosha është një prej tyre, por edhe një sistem i dobësuar imunitar që nuk funksionon si tek të shëndetshmit dhe nuk mbrohet dot si duhet nga “sulmet” nga jashtë. Shpesh duhet dhënë një vaksinë e tretë, që trupi të fillojë të krijojë antitrupa. Konkluzioni i ekspertit, Carsten Watzl deri tani: Më shumë ndihmon më shumë./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biontech/pfizer carsten watzl imuniteti i tufës koronavirusi ne bote biontech/pfizer carsten watzl imuniteti i tufës koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait