LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mendoja se pas martesës gjithçka do të rregullohej”, dhuna në familje, kërcënim për gratë shqiptaro-amerikane t

5 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
“Mendoja se pas martesës gjithçka do të

SHBA – Shkalla e dhunës në familje përbën një kërcënim serioz për jetën e grave shqiptaro-amerikane, njofton një ekip hulumtuesish që për herë të parë realizoi një studim për këtë çështje. Sipas studimit ku morën pjesë 374 gra, 89 për qind janë abuzuar në marrëdhëniet e tyre. Sipas autorëve të studimit, gjetjet që publikohen në muajin e ndërgjegjësimit ndaj dhunës në familje, janë shqetësuese sepse një numër i madh grash, 81 për qind, raportojnë se vuajnë nga abuzimi emocional.

Ndonëse kanë kaluar vite që kur shqiptaro-amerikania me origjinë nga Mali i Zi, Suada Demiri i dha fund martesës me një partner që e abuzonte, ajo thotë se ende vazhdon të vuajë traumën që i shkaktoi kjo marrëdhënie 8 vjeçare.

“Abuzimi nisi në fillim të lidhjes. Filloi kur u fejova. Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ajo kohë, trauma ende ekziston. Ai ishte shumë kontrollues. Shkoja në shkollë, ai shfaqej aty. Mendoja se pas martesës gjithshka do të rregullohej”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Më tej Suada shpjegon se pas martesës situata u përkeqësua më tej.

“Si shqiptare, nëse divorcohesha pas një jave, do të jetoja me turpin e asaj që do të mendonin të tjerët për mua. Prandaj i thoja vetes se nuk mund të divorcohem tani… ndërsa koha kalonte, filloi të përfshihej dhe familja ime. I thirrja duke qarë, më bëri këtë, më bëri atë. Më detyronte të lija punët. Pra mundohej të më kontrollonte mendërisht dhe të më manipulonte financiarisht”, tregon zonja Demiri.

Këto rrethana e nxitën Suadën të punojë shumë për të ardhmen. Ajo përfundoi universitetin dhe sot është grua e pavarur, me një karrierë të suksesshme në sektorin financiar. Veç kësaj ajo angazhohet edhe kundër dhunës në familje.

“Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk kishta të drejtë fjale. I kemi dy fëmijë njërin pas tjetrit. Unë shkoja në shkollë. Ai mendonte se do ta lija shkollën, sepse vitin e parë dhe të dytë të studimeve i kalova duke qënë shtatëzënë. Ai mundohej të ma vështirësonte, por nuk doja të dorëzohesha. E dija sa e rëndësishme është për mua, që të edukohesha, sepse e dija, që një ditë, do ta gjeja forcën të largohem”, përfundon ajo.

Shumë histori si kjo janë pjesë e studimit të parë mbi marrëdhëniet e grave shqiptaro-amerikane me partnerët e tyre, të realizuar nga Kolegji për Drejtësi Penale, John Jay.

Nga 374 gra që morën pjesë në këtë studim, 89 për qind e tyre raportojnë se janë abuzuar. 43 për qind raportojnë dhunë fizike, ndërsa 46 për qind dhunë seksuale dhe 9 për qind janë në rrezik për jetën.

“Kemi dëgjuar rrëfime që ishin shumë të rënda, se si gratë janë dhunuar, janë qëlluar, janë kërcënuar me revole ose thikë, se si gratë janë rrahur fizikisht për më shumë se tri vite dhe nuk kanë mundur të ikin, gra që nuk kanë pasur mbështetjen e familjes për t’u larguar dhe gra që nuk kishin mbështetjen e sistemit”, thotë autorja e studimit Anila Duro, profesore në Kolegjin John Jay në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Më vjen shumë keq, që nuk kemi arritur t’i ndihmojmë të gjitha. Siç gjetëm gjatë hulumtimeve, disa ishin raste shumë të rënda, raste urgjente. Njëra ishte rrahur keq nga partneri. Të tjerat ndodhen në marrëdhënie manipuluese dhe kontrolluese, është si të mbash dikë peng në shtëpinë e vet”, thotë hulumtuesja në studim Suada Demiri, aktiviste kundër dhunës në familje.

Sipas studimit, 81 për qind e grave ankohen se partnerët e tyre përpiqen t’i dominojnë përmes dhunës psikologjike, verbale dhe emocionale, që autorja e studimit Anila Duro, e quan kontroll shtypës.

“Për shkak se nuk është fizike, është e vështirë t’u dëshmohet familjeve tona se jemi në një marrëdhënie abuzive. Dhe në shumicën e rasteve, kontrolli shtypës është i padukshëm në sytë e familjeve dhe komuniteteve tona. Është shumë privat, psikologjik dhe i planifikuar mirë. Nëse 81 për qind e grave raportojnë abuzim emocional, ky është kontroll i madh i partnerëve në to”, thotë zonja Duro.

Arjana Elezaj është një prej hulumtuesve të studimit. Ajo thotë se studimi është hapi i parë për t’u ardhur në ndihmë grave të abuzuara të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Në nëntor kemi vendosur të bëjmë një bashkëbisedim me komunitetin dhe të analizojmë dhe diskutojmë se si mund ta adresojmë këtë. Aty janë të ftuar jo vetëm burrat dhe gratë, por edhe fëmijët”.

57 për qind e grave që morën pjesë në studim janë nëna. Aktivistja nga Organizata “Motrat Qiriazi”, shton se është e domosdoshme që ndërsa respektohet e kaluara, të fillojë reformimi i atyre që njihen si norma shoqërore.

“Në qoftëse ne duam të bëjmë ndryshim në shoqëri, ndryshimi fillon nga vetëvetja, ndryshimi fillon nga familja. Nuk flas vetëm për burrat, por edhe ne si nëna duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që të vegjël se djemtë dhe vajzat janë të barabartë. Ne duhet t’i edukojmë djemtë jo vetëm me mendimin që djali ka të drejt për diçka, por se është i barabartë ashtu si edhe vajza. Të dy duhet të kontribuojnë në familje, të dy duhet të marrin përgjegjësitë e veta, të dy duhet të edukohen”, thotë Arjana Elezaj, anëtare e organizatës Motrat Qiriazi për Zërin e Amerikës.

Shumica e grave pjesëmarrëse në studim i përkasin grupmoshës nga 18 deri 44 vjeç dhe 78 e tyre janë të arsimuara.

“Sa më e edukuar që je, aq më shumë ke shanse të përjetosh këtë formë të abuzimit dhe kontrollit, sepse burri po humbet kontrollin mbi ty. Ju po bëheni më e lirë dhe më e pavarur. Po luftoni normat tradicionale, po luftoni patriarkalizmin”, tha zonja Duro.

Sipas studimit 75 për qind e grave të anketuara, ende nuk kanë arritur të largohen nga partneri abuzues.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet studimi per dhunen studimi per grate shqiptaro-amerikane studimi per dhunen studimi per grate shqiptaro-amerikane

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë