LIVE UPDATES
Aktualitet

“Punon si emigrant, ‘BMW’-ja s’është e tij”/ U kthyen në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët, vëllai i Mirsad

19 Mars 2020, 14:07 Nga DOSJA
“Punon si emigrant, ‘BMW’-ja s’është e

TIRANË– Suad Kuçana, vëllai i Mirsad Kuçanës, i cili ra në pranga dy ditë më parë, ka reaguar ditën e somte. Në një lidhje telefonike për “Report tv”, Kuçana ka folur rreth jetës së tyre që bënin në Zvicër teksa ka shtuar se gabimi i Mirsadit ka qenë që ka kryer një veprim të nxituar duke iu shmangur policisë.  Ai shtoi se Mirsadi ishte identifikuar prej tyre si individ që kishte hyrë në Shqipëri nga Zvicra dhe rregullorja e kërkonte që ai të mos lëvizte por të vetëkarantinohej për 14 dhe se këtë gjë nuk e ka repektuar.

Gjithsesi, sipas Suad Kuçanës, ky veprim nuk është në kushtet ekstreme për t’u mbajtur në burg vëllai i tij. Ai shprehet ndër të tjer se të dy jetojnë në Zvicër prej kohës, dhe se në Shqipëri kishin ardhur vetëm për një vizitë dhe për të rregulluar dhëmbët, gjë që sipas tij e bëjnë gjithmonë në Shqipëri.

Pas mbylljes së klinika dentare pas situatës që Covid-19 krijoi në Shqipëri, Suadi tregon se u kthye në Zvicër, ndërsa Mirsadi vendosi të qëndronte edhe për pak ditë në Shqipëri, për t’u kthyer në Zvicër për 1-vjetorin e lindjes së të bijës.

“Kemi ardhur në Shqipëri nga Zvicra për të kryer disa shërbime dentare. Erdhëm të enjten e kaluar. Pasi kemi mësuar se klinikat dentare, janë mbyllur me urdhër të shtetit, unë jam larguar në drejtim të Zvicrës me avjon, ndërsa Mirsadi, ka qëndruar disa ditë në Shqipëri. Ditën e ngjarjes, Mirsadi ka qënë në Tiranë për të marrë një letër, pasi i duhej vëllait tjetër. Ai po lëvizte me makinë brenda orarit të lejuar nga vetë shteti dhe nga Tirana po kthehej në Durrës, për në shtëpi. Në zonën e sheshit “Shqiponja”, vëllai është ndaluar nga një postobllok policie dhe pikërisht nga ana e policëve i është bërë me dije se duhet ta shoqëronin ata, në mënyrë që ai të vetëkarantinohej. Kjo është e gjithë e vërteta dhe debati dhe ska asnjë lidhje historitë që shkruhen, jo ngjarja e Dajtit apo shoku i këtij apo i atij. Ajo është një ngjarje e mbyllur, ku vëllai ka marë pafajësi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pasi u provua se ishte në vendin dhe momentin e gabuar,”– tha Suad Kuçana.

“Ai nuk iu bind urdhrit të policisë dhe ky ka qenë një veprim i nxituar i tij, por kjo nuk do të thotë që shteti të marë masa ekstreme për vëllain duke e mbajtur në burg, vetëm se nuk dëgjoi policinë,“- shton Suadi.

Përsa u përket sendeve të sekuestruara si frangat dhe targat bankare, Kuçana tha se Mirsadi, i vëllai, i ka të vetat dhe i ka pasur që kur është kthyer në Shqipëri. Ndërsa mjeti “BMW” me targa të huaja, sipas tij është e kompanisë, pas Mirsadi punon si emigrant. 

Frangat zvicerane janë të tijat dhe Mirsadi i ka pasur me vete që kur është kthyer në Shqipëri. Makina nuk është në pronësi të tij, por në emër të kompanisë zvicerane ku Mirsadi vijon të punojë ende në Zvicër si emigrant. Ndërsa kartat bankare janë të tij, karta që ai i përdor për shërbime të ndryshme pagesash në Zvicër,”- perfundoi ai.

Mirsad Kuçana, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 u arrestua nga Policia e Tiranës më 17 marsv teksa ndodhej në një makinë tip “BMW” me targa të huaja, bashkë me të vëllain, E.Kuçana. Atij iu bë shenjë që të ndalonte dhe nuk i është bindur policisë por ka shtuar shpejtësinë, duke goditur dy mjete të Policisë Rrugore dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ai është nisur drejt Vorës dhe pas tij në ndjekje kanë qenë efektivët e Rrugores, si në filma. Pranë Vorës, Kuçana ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë bashkë me të vëllain, por është kapur dhe prangosur. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën edhe 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emrin e tij. Policia e Shtetit e akuzon atë tashmë për “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. Është proceduar penalisht.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mirsad kucana suad kucana mirsad kucana suad kucana

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën