“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Sulejman Mema: Duka ka sjellë risi, selia e FSHF më e mirë se në Norvegji e Zvicër
25 Janar 2022, 21:20Nga DOSJA
TIRANË – Ish-kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”, Sulejman Mema, vlerësoi punën e bërë nga presidenti i FSHF-së Armand Duka në futbollin shqiptar dhe institucionin e federatës. Në emisionin “A Show”, ish-futbollisti i njohur dhe specialisti i futbollit iu përgjigj deklaratave të ish-komentatorit të futbollit Dritan Shakohoxha se FSHF ka degraduar futbollin në nivelin e Iranit, ndërsa zyrat e reja i ka më të mirë se Federata Norvegjeze e Futbollit.
“Di që Duka kërkon mandatin e pestë a të gjashtë. Nuk e di akoma nëse është regjistruar se e pashë që ende s’ka vendosur. Mendoj që duke parë vitet që ka punuar Duka në FSHF shikoj që ka ecuri në çdo mandat të tij, ka patur risi. Selia e re e FSHF është më e bukur se e Norvegjisë. Kur futesh brenda ndihesh komod. Selia është më e mirë edhe se Nioni në Zvicër (selia e UEFA). Irani ka futboll shumë të mirë”, u shpreh Mema.
Dritan Shakohoxha ka shpallur kandidaturën për president të FSHF-së.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gjykata e Tiranës i ka lëshuar një vërtetim kryedemokratit Lulzim Basha ku e përcakton atë si kryetar të Partisë Demokratike, edhe pse zyrtar...
TIRANË – Për pengmarrjen e 21 emigrantëve të cilët u nisën nga Iraku, Siria dhe Afganistani në dhjetor dhe mbërritën në janar në Shqipëri, u arrestua...
TIRANË – Partia Demokratike do të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022 që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit (Durrës, Shko...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se personi që ka qëlluar mbi shqiptarin Ergys Dashi në Ekuador nuk mund të ketë qenë shqiptar....
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ergys Dashi, shqiptari që u vra në Ekuador ishte kontakti i një organizate kriminale nga Tiranë në atë v...