LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur arrestohet pedofili në Tiranë, priste takim me 13-vjeçaren

25 Janar 2022, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur arrestohet pedofili në Tiranë, priste takim me

TIRANË– Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofilit që ngacmonte seksualisht përmes telefonit një vajzë të mitur 13-vjeçare. Stop infiltroi një agjente që shtirej sikur ishte 13-vjeçarja dhe vazhdoi komunikimet me pedofilin. Stafi i emisionit Stop, në bashkëpunim edhe autoritetet, mblodhi prova dhe investigoi për pedofilin. Ai quhet Musa Çerpja 59 vjeç, i divorcuar vite më parë, banues në Durrës dhe me origjinë nga Peshkopia, por punon si çoban në një fshat të Tepelenës. Ky person, Musa Çerpja, ka precedentë të shumtë penalë dhe i dënuar e arrestuar disa herë.

Ai ka qenë i dënuar dhe shoqëruar disa herë për disa vepra penale. Në vitin 2016 është ndaluar nga prokuroria e krimeve të rënda për zbulimi i të vërtetës. Në vitin 2017, është arrestuar në Tiranë për llogari të Prokurorisë Sarandë për vjedhje. Në vitin 2018 është arrestuar në Tiranë për vjedhje dhe ka vuajtur dënimin në burgun 313. Në vitin 2021 është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale keqpërdorim i thirrjeve telefonike ndaj një shtetaseje. Në vitin 2021 është arrestuar në Tiranë për ngacmim seksual ndaj personave të mitur më shumë se një herë.

Emisioni Stop, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Forcat Operacionale të Tiranës dhe Policinë e Tiranës, inskenuan një takim mes pedofilit dhe të infiltruarës së emisionit “Stop”. Musa Çerpja erdhi në Tiranë, siç mendonte se kishte lënë takim me vajzën e mitur për të kaluar natën. Takimi ishte organizuar në sheshin “Skënderbej”. Por përveç vajzës së infiltruar të Stop, aty kanë qenë edhe Forcat Operacionale të Policisë Tiranë, të cilët mbanin nën vëzhgim të gjithë situatën.

Musa Çerpja shkoi në pikëtakim për t’u takuar me vajzën, por në atë moment u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë. Psikologia Valbona Treska thotë se persona të tillë, të cilët kanë edhe precedentë penalë, duhet të mbahen vazhdimisht në vëzhgim.

Në momentin që kemi të bëjmë me një person që ka kaq shumë precedentë penal dhe kaq shumë problematika në gjithë historikun e tij, në vazhdën e historikut të tij, do të thotë që është një person që as nuk është trajtuar ndonjëherë siç duhet, as nuk ka qenë në vëmendje siç duhet, është lënë vazhdimisht që nga problematika të kalojë në një problematikë tjetër dhe pastaj nuk është ndonjë çudi që deri në këto sjellje me anë të ngacmimeve me telefonata ka gjetur një mënyrë për të ngacmuar të mitur dhe të vijmë deri në këto situata ku jemi, kështu që ajo çfarë i vihet theksi është që nuk e kemi pasur në vëmendje fare jo vetëm këtë individ, por ka plot individë si puna e personit që juve referoni që janë sot pjesë e komuniteteve tona, që dihen që kanë precedent penal, siç kemi pasur dhe rastin e Fierit. Kështu që dihet që kanë precedent penal, por askush nuk kthen vëmendjen për të kuptuar se si duhet të funksionojë ky individ, ku duhet të jetë i referuar, kush duhet ta mbajë nën vëzhgim, nuk bëhet fjalë vetëm për policinë që duhet ta mbajë nën vëzhgim, se ndonjëherë mendojmë që vetëm policia është ajo që është gardiani, po bëjmë fjalë edhe për bashkitë, edhe për njësitë e mbrojtjes së fëmijëve brenda njësive bashkiake që duhet të funksionojnë siç duhet se jo gjithmonë funksionojnë siç duhet, kështu që janë të gjithë aktorët, është i gjithë zinxhiri që bëhet bashkë për t’i mbajtur në vëmendje këta individë që mos të kemi këto problematika”, tha Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve.

Sipas Valbona Treskës, për monitorimin e personave me precedent të ngjashëm, duhet që të gjitha institucionet, jo vetëm policia, të bëjë mbikëqyrjen e tyre.

“Këta persona, edhe në momentin që e vuajnë dënimin e tyre, dalin rikthehen dhe janë po pjesë e këtyre komuniteteve ku kishin bërë pjesë ose mund të ndërrojnë banesën. Shkojnë në një vend tjetër që nuk janë të njohur dhe vazhdojnë njësoj me të gjithë mënyrën e tyre të funksionimit. Kështu që nëse nuk i kemi në vëmendje, se gjithë institucionet nuk bëjnë punën e duhur, do kemi pafund raste dhe nuk është çudi që raste të tilla t’i diskutojmë me njëri-tjetrin pafund në studio televizive apo në emisione investigative. Duhet secili të bëjë punën e tij, mos t’ia kërkojmë punën vetëm prindërve. Prindërit duhet të bëjnë edukimin e tyre, mos ja kërkojmë vetëm shkollës që ka një pjesë të tyre, jo vetëm policisë, jo vetëm bashkive, janë të gjithë bashkë dhe duhet të kemi dhe qendra rehabilitimi që nuk i kemi sot në Shqipëri për persona të tillë. Edhe në momentin që vuajnë dënimin me burg, ka një shërbim psikologjik brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, por vlerësojmë që nuk është mjaftueshëm për të rehabilituar rast pas rasti të gjithë personat që kanë problematika të shëndetit mendor. Personi duhet mbajtur nën vëzhgim dhe në momentin që mbahet nën vëzhgim janë shumë më të njoftuar të gjithë, edhe policia, edhe personi që është administratori i zonës është në dijeni të situatës, edhe shkollat që janë të asaj zone janë në dijeni. Domethënë duhet një rijetësim i dhënies së informacionit, mos ngelet informacioni kaq sekret dhe mos ngelet informacioni pa informacion dhe ai personi ndërron banesën dhe askush nuk e kupton që ka shkuar nga Kavaja është transferuar në Elbasan edhe nuk dihet më se ku është”, u shpreh Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet musa çerpja pedofile ne tirane policia e tiranes musa çerpja pedofile ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet