LIVE UPDATES
Bota

Sulmet kibernetike/ Irani kërcënon të hakmarret pas incidentit në uzinën bërthamore

3 Korrik 2020, 18:51 Nga DOSJA
Sulmet kibernetike/ Irani kërcënon të hakmarret pas incidentit

rani bëri të ditur se do të hakmerret kundër çdo vendi që kryen sulme kibernetike në objektet e tij bërthamore, tha kreu i Mbrojtjes Civile iraniane, pas një zjarri në uzinën Natanz, për të cilin disa zyrtarë iranianë thanë se mund të jenë pasojë e një sabotizhi kibernetik.

Ndërkohë detajet e reja mbi objektin bërthamor iranian të dëmtuar nga një zjarr misterioz sugjerojnë se incidenti i së enjtes është një pengesë shumë më e madhe për ambiciet bërthamore të Iranit nga sa Teherani ka pranuar publikisht.

Instituti për Shkencë dhe Siguri me qendër në Uashington e identifikoi objektin si një qendër të montimit të centrifugave në Uzinën e Pasurimit të Karburantit, Natanz në provincën qendrore të Isafahanit në Iran.

Në një numër postimesh në Twitter të enjten, Instituti tregoi se si e përdori një foto të ndërtesës së dëmtuar nga zjarri të publikuar më herët gjatë ditës nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) për të gjetur zonën në imazhet satelitore të Google Earth. Grupi hulumtues tha se më parë e kishte identifikuar ndërtesën si një qendër të montimit të centrifugave në vitin 2017.

Një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit në një intervistë për televizionin shtetërore iranian minimizoi dëmët e shkaktuara nga zjarri. Behrouz Kamalvandi gjithashtu tha se nuk kishte patur asnjë ndërprerje në punën e pasurimit të karburantit që përfshinte rrotullimin e centrifugave nën tokë.

“Iu desh iranianëve një kohë e gjatë për të ndërtuar këtë qendër”, tha studiuesja e institutit, Sarah Burkhard në një intervistë me shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën farsi. “Ndërtimi i saj filloi në vitin 2012 dhe në vitin 2018 ata arritën në pikën e fillimit të operimit të saj”, tha ajo.

Rrjeti televiziv shtetëror IRIB u leju të vizitonte objektin e quajtur “Qendra e Iranit për Montimin e Centrifugave” në qershor të vitit 2018. Më vonë një video me pamje nga kjo vizitë, ku shiheshin makineri të reja në disa dhoma të objekti u publikua në YouTube nga një gazetar i rrjetit IRIB.

Në fotografinë e publikuar nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit shihen dëme të mëdha në një pjesë të qendrës, me çati të nxirë nga zjarri, mure të jashtme të plasaritura dhe dyer të shkëputura nga kornizat përkatëse, me sa duket nga forca e një shpërthimi.

“Pajisjet brenda qendrës ishin në plan të përdoreshin për të bërë matje precize në montimin e centrifugave të avancuara që janë makina të ndjeshme dhe të vështira për t’u prodhuar, sepse ato duhet të jenë identike”, tha studiuesja Burkhard. “Ne mendojmë se pajisjet e centrifugës ka shumë mundësi që nuk do të mund të zëvendësohen, sepse përbërësit e tyre do të duhet t’i nënshtrohen kontrolleve ndërkombëtare të eksportit”, shtoi ajo.

Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore për të frenuar aktivitetet iraniane që mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, u krijua një Komision i Përbashkët për monitorimin e blerjeve nga Teherani të disa materialeve bërthamore dhe materialeve me përdorim të dyfishtë për t’u siguruar që puna e tij bërthamore të qëndronte brenda kufizimeve për të cilat është rënë dakord.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Kompanisë iraniane të Teknologjisë së Centrifugave (TESA) në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe kanë vendosur sanksione ndaj kompanive të tjera ndërkombëtare në rrjetin e prokurimeve të kompanisë TESA.

Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2018, duke thënë se nuk ishte mjaft e ashpër ndaj Teheranit, dhe filloi vendosjen e njëanshme të sanksioneve që kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi udhëheqësit iranianë në mënyrë që ata t’i japin fund një sërë veprimesh keqdashëse. Irani, i cili ka mohuar akuzat se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, është zotuar se t’u rezistojë sanksioneve amerikane, të cilat kanë dobësuar ekonominë e vendit. Teherani gjithashtu ka shkelur një numër kufizimesh në aktivitetet e tij bërthamore që nga viti i kaluar në përpjekje për të ushtruar presion mbi nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes së vitit 2015 për ta kompensuar atë për sanksionet amerikane.

Një nga këto shkelje të Iranit ishte studimi dhe prodhimi i centrifugave të sofistikuara në qendrat si ajo që u dëmtua nga zjarri në Natanz. Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare nuk është në dijeni të ekzistencës së ndonjë qendre tjetër të ngjashme në Iran, tha studiuesja Burkhard.

“Zjarri është një pengesë e madhe në përpjekjet e Iranit për prodhimin e centrifugave të sofistikuara”, tha ajo.

Burkhard tha gjithashtu se dëmi në objekt ishte aq i madh sa nuk duket se ishte shkaktuar nga një aksident industrial. Kolegu i saj David Albright i tha gazetës New York Times se ai besonte se ky ishte një akt sabotimi, sepse montimi i përbërësve të centrifugës në këtë qendër do të kishte përfshirë sasi të vogël lëngjesh që mund të rrezikonin shpërthimin e një zjarri të madh.

Pas minimizimit të pasojave të incidentit, agjensia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA lëshoi një paralajmërim më vonë të enjten, duke thënë se “nëse ka shenja të kalimit të vijave të kuqe nga vendet armiqësore të Iranit, veçanërisht nga Regjimi Zionist (Izraeli) dhe Shtetet e Bashkuara, strategjia e Iranit për të përballuar situatën e re duhet të rishikohet në mënyrë thelbësore.”

Në një email dërguar shërbimit të Zërit të Amerikës në gjuhën farsi, analisti për çështjet e Iranit i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, Behnam Ben Taleblu tha se paralajmërimi iranian sugjeron se Teherani mendon se pohimet e tij të hershme se zjarri ishte një “aksident” nuk ishin mjaft bindëse për shumë iranianë që dyshojnë për përfshirjen e elementëve të huaj.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ishte duke monitoruar raportet për zjarrin. Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës, Departamenti i Shtetit tha se incidenti “shërben si një kujtesë tjetër se si regjimi iranian vazhdon të përparojë me programin e tij të gabuar bërthamor në kurriz të nevojave të popullit iranian.”

“Zyrtarët iranianë kanë një arsye të fortë për të minimizuar veprimet sabotuese të elementëve të huaj në tokën e tyre, pasi kjo do t’i bënte ata të dukeshin jo kompetent”, tha analisti i çështjeve të Iranit, Behnam Ben Taleblu. “Mënyra se si Irani i përgjigjet kësaj, brenda dhe jashtë vendit, do të tregojë shumë mbi origjinën e zjarrit.”

Marrë nga:VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran iran

Sondazh

Poll
Bota 3 Korrik 2020, 17:35

GJERMANI- Parlamenti gjerman ka miratura ditën e sotme një projektligj ku parashikohet heqja e e Gjremanisë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038. Kjo ka a...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet