LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ndaj Kapitolit, identifikohen 300 të dyshuarit

16 Janar 2021, 07:00 Nga DOSJA
Sulmet ndaj Kapitolit, identifikohen 300 të dyshuarit

SHBA- Prokurorët amerikanë që ndjekin në mënyrë intensive autorët e sulmit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara kanë identifikuar gati 300 individë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme që lanë të vdekur pesë persona, njoftuan zyrtarët të premten.

Numri i të dyshuarve nën hetim – 275 që nga e premtja në mëngjes – pritej të kalonte 300 deri në fund të ditës dhe të rritej në mënyrë eksponenciale në ditët në vijim, tha Michael Sherwin, ushtrues i detyrës së prokurorit për Distriktin e Kolumbias.

Zyra e Sherwin po udhëheq një hetim të gjerë që përfshin qindra prokurorë dhe agjentë të FBI-së që përpiqen të identifikojnë dhe të ngrenë akuza ndaj mbështetësve të Presidentit Donald Trump që sulmuan Kapitolin javën e kaluar. Duke komplikuar punën e tyre, pothuajse të gjithë, përveç një numri të vogël protestuesish, u lejuan të largoheshin nga Kapitoli ditën e trazirave, dhe besohet se kanë udhëtuar përsëri drejt shteteve të tyre të origjinës.

Deri më sot, Sherwin u tha gazetarëve gjatë një tele-konference, se prokurorët kanë ngritur 98 çështje penale në lidhje me trazirat, shumica e tyre për vepra penale.

Autoritetet në disa raste u mbështetën fillimisht në akuza për shkelje për të arrestuar protestuesit, por “ndërsa hetimi vazhdon, ndërsa ditët dhe javët përparojnë, ne po shohim akuza më të rëndësishme për vepra penale”, tha Sherwin.

Akuzat për krim variojnë që nga sulmi ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit deri te konspiracioni për rebelim, një akuzë që mbart deri në 20 vjet burg.

Steven D’Antuono, ndihmës drejtori i FBI-së për zyrën në terren në Uashington, tha se më shumë se 100 të dyshuar janë marrë në paraburgim në të gjithë vendin. FBI-ja realizoi më shumë se 40 nga këto arrestime, tha ai.

“Ne kemi ndjekur në mënyrë metodike të gjitha udhëzimet për të identifikuar ata që janë përgjegjës dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë”, tha D’Antuono.

Midis të pandehurve të akuzuar rishtazi, Sherwin përmendi Peter Francis Stager-in, një burrë nga Arkansasi i cili u kap në video duke rrahur një oficer policie me një shtizë flamuri brenda Kapitolit. Stager u akuzua të enjten për sabotim, pengim dhe ndërhyrje ndaj një oficeri policie gjatë një çrregullimi civil.

“Unë mendoj se kjo është me të vërtetë kulmi i hipokrizisë, që [ai] po rrihte oficerin [një oficer të Policisë Metropolitane] me një shtizë flamuri dhe në skajin tjetër të asaj shtize ishte lidhur flamuri amerikan”, tha Sherwin.

Disa anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të forcave të zbatimit të ligjit dhe ushtrisë janë arrestuar gjithashtu nën akuza për trazirat në Kapitol. Të mërkurën, Jacob Fracker dhe Thomas Robertson – dy oficerë jashtë orarit të detyrës nga Rocky Mount, Virginia, të cilët dyshohet se udhëtuan 200 milje për të marrë pjesë në ngjarje – u arrestuan dhe u akuzuan në gjykatën federale.

Në nëntë ditët që nga sulmi, FBI-ja ka marrë nga publiku më shumë se 140’000 video dhe fotografi të trazirave, tha D’Antuono, duke shtuar se indiciet rezultuan thelbësore për identifikimin e disa prej fajtorëve.

Paralajmërimet nga FBI-ja në lidhje me protesta të armatosura në Uashington, si dhe në të gjithë 50 kryeqytetet e shteteve amerikane, kanë çuar në masa të pashembullta sigurie në kryeqytetin e vendit përpara inaugurimit të Biden të mërkurën.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulmet ndaj kapitolit sulmet ndaj kapitolit

Sondazh

Poll
Bota 15 Janar 2021, 21:47

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

BOTË- Më shumë se dy milion njerëz kanë humbur jetën tani nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, si...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri