Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sulmet ndaj policisë në Kosovë,KFOR: I dënojmë ashpër,jemi krah tyre nëse është e nevojshme
15 Prill 2022, 14:47Nga DOSJA
KOSOVË- Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës sot në veri të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse u kërkohet. Një zyrtar i KFOR-it i tha Gazetës Express se presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet.
“Misioni i KFOR-it dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, tha zyrtari i KFOR-it.
Ai tha po ashtu që presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet.
“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktivitet, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i KFOR-it në një përgjigje për Gazetën Express.
UKRAINË– Ministria ukrainase e mbrojtjes u duk se u tall me Rusinë të premten pasdite, pasi anija e saj në Detin e Zi Moskva u fundos orët e fundit.N...
UKRAINË-Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar këtë pasdite se, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, Rusia po përdor armë me rreze të gjatë në ...
UKRAINË– Zyrtarët ukrainas thonë se janë vrarë 20,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës.Në një postim në Twitter thuhet se 163 avionë rusë janë s...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri.Në një postim në Twitter Kurti ka akuzuar ...
KOSOVË– Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e ka cilësuar sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën...
POLONI- Polonia ka njoftuar se rreth 2.75 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, që nga fillimi i luftës. Sipas Sky News numri i rrefugjatëve ka rënë ndjeshëm ...
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka dëbuar të premten, 15 prill, edhe gjashtë diplomatë të tjerë nga Ambasada ruse në Shkup, të cilët janë shpallur person...
UKRAINË- Zëdhënësi i zyrës së prokurit, Dmytro Chubenko njoftoi lajmin e hidhur se janë vrarë 7 persona dhe janë plagosur 27, në Khariv pasi u sulmuan nga...
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës si dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmet e ndodhura ndaj Policis...