Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: I kam duart e pastra, është kundërshtar i Veliajt
21 Mars 2019, 20:43Nga DOSJA
Tiranë- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është shprehur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin opozitar.
Ajo tha në emisionin “Opinion” se tashmë që kanë dorëzuar mandatin, janë të papunë dhe të barabartë me njerëzit, e kësisoj protestat do të vijojnë.
“Ne tani jemi të papunë, jemi të barabartë me njerëzit dhe do protestojmë. Të ecim përpara me atë që duam. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti”, ndërsa paralajmëroi duke thënë se “s’keni parë gjë akoma”.
Më tej ndërsa u ndal tek sulmi me bojë ndaj deputetit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, (Lexo këtu)Kryemadhi u shpreh se ajo i ka duart e pastra, ndërsa ngriti dyshime se mund të jetë e inskenuar nga kryeministri Edi Rama për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij.
“Unë i kam duart e pastra. Rama për t’i bërë eksponentët që të flasin, dhe për të larguar vëmendjen nga largimi i tij prej disa ditësh, mendoj se mund të jetë një skenar i realizuar prej tij. Dhe mos të harrojmë se zoti Gjoni është një nga kundërshtarët e Erion Veliaj, Endri Fugës, dhe të gjithë grupit tjetër në Mjaft. Kështu që unë mendoj se mund të jetë diçka e realizuar nga pala tjetër, ose mund të jetë një marrëdhënie e drejtëpërdrejtë e zotit Gjoni me elektoratin e tij”, – tha Kryemadhi.
Ralf Gjoni, u sulmua me bojë nga një protestues pranë pallatit ku ai banon. Ditën e sotme në Kuvend u betuan deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj., duke e çuar në 13 numrin e deputetëve të rinj opozitarë në Parlament. Ndërkohë para Parlamentit është protesta e opozitës, ku ka patur edhe përpasje.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar djegien e mandateve dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për krizën politike në Shqipëri. I ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 C...
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa nuk ishte i pranishëm sot në protestën e opozitës, ka ndjekur situatën nga Brukseli, duke reaguar herë ...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, ina Zhupa, ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.Me anë të një postimi në rrjetet s...
Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....
TIRANË- Opozita zhvilloi ditën e sotme një protestë për rreth 5 orë e cila u zhvillua para Kuvendit të Shqipërisë, e më tej përballë Drejtorisë së Policisë...
VLORË– Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi po shkon drejt pranimit të mandatit të deputetit. Dosja.al mëson se Alimadhi ka dorëzuar formul...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialsite, Sadi Vorpsi, që përflitet si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Vorës, në fjalën e tij në Kuvend ditën e s...
TIRANË– Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend e nisur që prej orës 10:00 paradite. Sot janë betuar 3 deputetët e rinj të opozitës që pranuan mandatin. Ral...
TIRANË- Pas më shumë se 6 orësh, ku u diskutuan projektligjet e rendit të ditës ësthë mbyllur seanca në Kuvend. Në fund janë miratuar dhe projektligjet, ku...