LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi terrorist në Vjenë/ Flet ish-avokati i Kujtim Fejzullait: U radikalizua përmes internetit dhe shokëve, akt makabër, k

4 Nëntor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Sulmi terrorist në Vjenë/ Flet ish-avokati i Kujtim Fejzullait: U

TIRANE– Në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Vjenë ka folur avokati që terroristi shqiptar Kujtim Fejzullahu kishte kur u përball me gjykatën në vitin 2019. Avokati shqiptar në Vjenë, Mirsad Musliu një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu fillimisht tregon se si kompania e tij avokatore një vit më parë mori në mbrojtje Kujtim Fejzullain, i cili u përfshi në aktin terrorist të së hënës që tronditi Austrinë, e më pas u ekzekutua nga policia.

Më tej ai tregon se ka pasur kontak një vit më parë me të, ndërsa shprehet se familja e shqiptarit mund të ndihet shumë keq në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

INTERVISTA:

Muhamed Veliu: Avokat si e keni njohur Kujtim Fejzullain dhe kur ka qenë kontakti jua i parë me të?

Mirsad Musliu: Kontakti i parë ka qenë në vitin 2019 kur familja e tij erdhi në zyrë dhe tregoi se djali është në paraburgim në Vjenë. Ato momente kur erdhi familja në zyrë ne nuk e njihnim personin në fjalë. Ne pamë një familje shumë të kulturuar një familje shumë pro evropiane një familje të kompletuar ku asesi njeriu mund të mendonte se çfarë mund të bënte fëmija i tyre. Kjo ishte edhe arsyeja pse morëm përfaqësinë e personit në fjalë.

Muhamed Veliu: Çfarë provash paraqiti prokuroria kur ai u dënua në Prill 2019?

Mirsad Musliu: Personi në fjalë ishte arrestuar në Turqi ku qëndroi 4 muaj në paraburgim pasi kishte tentuar të kalonte kufirin Turqi-Siri për t’ju bashkuar ISIS. U arrestua në Turqi dhe u ekstradua për në Vjenë. Kjo ishte akuza kryesore. Tentimi për t’ju bashkuar një organizate terroriste.

Muhamed Veliu: A ishte një çështje e vështirë për tu marrë në mbrojtje nga ana juaj?

Mirsad Musliu: Nuk ishte një rast i vështirë, jo i komplikuar pasi ishte një rast kur një person tenton të shkoj për tek ISIS dhe u arrestua pa mbërritur në vendin e duhur. Çështja ligjore ishte shumë e qartë.

Muhamed Veliu: Çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor, a e pranoi akuzën klienti juaj?

Mirsad Musliu: Ai në gjykatë e pranoi fajësinë dhe ishte dakord me çdo vendim të gjykatës dhe me çdo trajtim paralel të cilat gjykata i mori si masa bashkë me vendimin e caktuar nga gjyqi i pavarur austriak.

Muhamed Veliu: Pas përfundimit të dënimit me 22 muaj murg në Prill të 2019 a jeni takuar me Kujtimin?

Mirsad Musliu: Jo kontakti i fundit ka qenë koha kur u mor vendime në instancën e parë. Vendimi i marrë u pranua edhe nga prokuroria dhe i akuzuari. Lënda u krye në prill dhe personi në fjalë pastaj e bëri dënimin në një burg afër Vjenës. Ne nuk kemi patur kontakt më kontakt pas marrjes të vendimit të gjykatës.

Muhamed Veliu: Sipas jush cilat ishin shkaqe e radikalizimit të tij që e çuan drejt këtij sulmi në Vjenë?

Mirsad Musliu: Kjo është pyetja kyçe për të cilën ne jemi në debate këtu në Austri përse ndodhi kjo. Kjo është një pyetje që vetëm personi vetë mund t’i përgjigjej. Mendoj se në kohën bashkëkohore ka shumë mjete se si një person mund të radikalizohet. Marrim për shembull internetin. Është një mjet pafund ku ka informacione të drejta dhe të padrejta, të sakta dhe të pasakta dhe. Unë mendoj personalisht se interneti dhe shoqëria kanë qenë dy faktorët kryesorë për radikalizmin e personit në fjalë. Unë e di se ai si adoleshent ka patur shokë këtu në Austri, shqiptarë, boshnjak, turq dhe çeçen por besoj se një person i lindur dhe rritur në Austri ka shoqëri. Kush është faktori kryesor pse ai ka devijuar nuk e di.

Muhamed Veliu: Familja e Kujtimit sa kohë ka që jeton në Vjenë?

Mirsad Musliu: Unë mendoj se familja e tij edhe pse nuk e di saktë se Kujtimi ka lind në Austri ka diçka më shumë se 20 vite këtu.

Muhamed Veliu: Çfarë ka ndodh me familjen pas vrasjes nga policia të Kujtimit?

Mirsad Musliu: Mendoj se familja është në një pozicion shumë tragjik. Nga njëra anë fëmija i tyre ka bërë një akt makabër, një akt kundër njerëzimit, një akt kundra demokracisë nga ana tjetër. Familja ka humbur fëmijën e vet. Unë mund ta përshkruaj si ndjehet një familje në këtë situatë dhe askujt nuk ia dëshiroj këtë gjë.

Sulmi terrorist ndodhi dy net më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati mirsad musliu kujtim fejzullahu sulm terrorist ne vjene avokati mirsad musliu kujtim fejzullahu sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet