LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmohet e reja në Tiranë, dërgohet në spital! Mjekët njoftojnë policinë: Vajzën e sulmuan teksa i morën varësen e flo

23 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Sulmohet e reja në Tiranë, dërgohet në spital! Mjekët

TIRANË – Një 24-vjeçare u sulmua dhe përfundoi në spital, pasi dy grabitës i rrëmbyen asaj varësen. Kanë qenë mjekët e Spitalit të Traumës që njoftuan policinë, pasi 24-vjeçarja me inicialet E. S. u dërgua për trajtim mjekësor për shkak të hematomave. E reja pas mbërritjes së policisë ka treguar se ishte sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar dhe se ajo kishte rënë pre e hajdutëve.

Dy persona më tërhoqën varësen nga qafa dhe më dëmtuan, por nuk e mbaj mend vendin e saktë. Ndodhi tek rruga e Komunës së Parisit”, u shpreh e reja. Më tej vajza ka shpjeguar itinerarin që ndoqi gjatë orëve të pasdites “dola nga shtëpia në mbrëmje, do takoja dy shoqet e mia për kafe që gjendeshin me dy shokë, njëri quhej Geri dhe tjetri Silvio. Ne jemi moshatarë me njëri-tjetrin. U takuam, më pas qëndruam tek shkallët e pallatit, qëndruam më pak se 30 minuta duke bërë muhabet dhe më pas u largova”, denoncon 24-vjeçarja.

Policia raporton për gazetën Si se ngjarja ka dyshime të ketë ndodhur mes rrugës Haxhi Kika dhe Viktor Eftimiu. “Kisha vetëm pesë minuta që isha ndarë  nga shoqëria, isha vetëm në rrugicë kur dy djem, njëri i veshur me bluzë leshi dhe tjetri me kapuç me ngjyrë të zezë m’u afruan. Të dy kishin maska anticovid”.

Vajza i thotë policisë se fillimisht ajo u sulmua verbalisht prej tyre. “Po më thoshin sa e mirë je, vazhdova të eci, njëri prej tyre e kishte zërin e mbytur. Ndjeva që u afruan pas meje dhe më tërhoqi nga varësja. Ishte floriri me germën E. dhe e kisha kujtim nga babai”, detajon e reja.

Por teksa 24-vjeçarja kujton se u përplas në tokë, grabitësit sipas saj nuk u ndalën. “Tjetri u afrua më kapi për flokësh, më kapi nga qafa dhe më tërhoqi zvarrë. Po ti shoh përballë i kujtoj. U rrëzova barkas dhe me fytyrë në tokë. Këtë e mbaj mend mirë”.

Sipas policisë 24-vjeçarja, kur është përmendur ka njoftuar një shokun e saj duke i kërkuar ndihmë. Dhe pikërisht shtetasi me inicialet L. O. ka shpejtuar që ta dërgojë në spital.

Pas marrjes së kallëzimit, policia thotë për gazetën Si se ka këqyrur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. “Ne llogaritëm kohën kur e reja mbërriti në spital dhe gjithë kohën sa i është nevojitur për t’u transportuar nga aksi u sulmua”, pohon agjenti i Krimeve për gazetën Si dhe bazuar mbi këto indicie pamë të gjithë personat që qarkullonin rreth këtij harku kohor”.

Një nga shtetasit e dyshuar që paraqitet në këtë rrugë sipas policisë është shtetasi K. C., i moshës 23 vjeç. Por i pyetur nga policia ai këmbëngul se nuk ka lidhje me agresionin.

Isha në kishë së bashku me dy shokët e mi, u ndava me ta në rrugën ‘Medar Shtylla’, ndërsa vijova rrugën me vetëm njërin prej tyre. Mund të kem kaluar edhe në rrugën Viktor Eftimiu, por kjo është rastësi, pasi kjo është rruga që më çon në shtëpi”, deklaron i dyshuari që është pyetur nga policia së bashku me disa kalimtarë të tjerë që si ai e kanë frekuentuar këtë aks për t’u kthyer në shtëpi sa më shpejt.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne tirane grabitje ne tirane

Sondazh

Poll

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën