LIVE UPDATES
Bota

‘Sundimtarët gjithmonë i fshehin efektet e pandemive’, shkrimtari turk, Orhan Pamuk flet për romanin e ri

4 Maj 2020, 17:56 Nga DOSJA
‘Sundimtarët gjithmonë i fshehin efektet e pandemive’,

 TURQI– Nobelisti turk Orhan Pamuk, prej katër vitesh është përfshirë në projektin e një romani të ri i cili ka si temë qëndrore murtajën që ra në fillim të shekullit të shkuar në Azi. Për këtë roman që autori mendon ta titullojë jetët e murtajës ai ka lexuar shumë jo vetëm kronikanët e mëdhenj të kohës por edhe shkrimtarë të përmasave botërorë që i kanë kushtuar veprat e tyre epidemive të tmershme vdekjeprurëse.

Mes tyre ai i referohet Daniel Defoe (Ditari i vitit të murtajës), Alessandro Manzoni (Të fejuarit), dhe Albert Camus (Murtaja) e të gjithë këta bashkë e kanë bërë të mbërrijë në një konkluzionin se si në kohët e vjetra ashtu dhe tani njerzit kanë të njëjtat sjellje dhe të njëjtat frikëra ndaj pandemive.

“Njerëzit gjithmonë i janë përgjigjur krizave shëndetësore duke përhapur thashethemet dhe informacione të rreme. Qoftë në shekullin e 17-të apo 21-të, sëmundja portretizohet pa ndryshim si një e keqe “e huaj” e imponuar në shoqëri nga diku jashtë” shkruan Pamuk në një ese të shkurtër të botuar këtë të hënë në Liberation.

“Unë i jam përkushtuar prej katër vitesh shkrimit të një romani historik, ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitin 1901, gjatë asaj që jemi mësua ta quajmë si “pandeminë e tretë të murtajës”, një epidemi e murtajës së zezë që vrau miliona vetë në Azi, por relativisht pak në Evropë. Tani, në këtë kohë, që prej dy muajsh, miqtë e mi, familja ime, por edhe redaktorët dhe gazetarët, pra të gjithë ata që e njohin temën e librit tim të ri, “Netët e murtajës”, më kanë përmbytur me pyetje mbi pandemitë.

“Ata me padurim më pyesin nëse ka ndonjë ngjashmëri midis pandemisë aktuale të koronavirusit dhe epidemive të mëdha historike të murtajës dhe kolerës. Dhe unë po u them atyre që ngjashmëritë janë shumë të prekshme. Në historinë njerëzore dhe letrare, nuk janë vetëm bakteret dhe viruset që janë të zakonshëm për pandemitë, por fakti që përgjigjet tona fillestare kanë qenë gjithmonë të njëjta” shkruan Pamuk.

Natyrisht që shkrimtari përshkruan disa nga këto ngjashmëri se si sillemi ne dhe paraardhësit tanë në këto raste të ngjashme. Reagimi i parë është ai për të mos e pranuar fatkeqësinë që na ka rënë, ai pasohet nga thashethemet dhe bestydnitë rreth saj, pastaj vjen refuzimi se ajo mund te ketë qen midis nesh, por është një flamë e importuar nga tjetër kund. Pamuk përshkruan gjithashtu edhe të përbashkëtën e gjithë sunduesve dhe udhëheqësve për ta minimizuar fillimisht sëmundjen dhe për të bërë sikur ajo nuk ekziston.

“Përgjigjja e parë për shfaqjen e një pandemie të re ka qenë pa ndryshim mohimi. Qofshin ato kombëtare apo lokale, qeveritë kanë qenë gjithmonë të ngadalta për të reaguar, duke maskuar faktet dhe manipuluar numrat ashtu siç dëshirojnë, në mënyrë që të mohojnë sa më shumë ekzistencën e krizës që po lind. Në faqet hyrëse të “Ditari i vitit të murtajës”, veprën letrare më të qenësishme të shkruar ndonjëherë mbi reagimet njerëzore ndaj sëmundjes, Daniel Defoe rrëfen se si, më 1664, autoritetet lokale të rrethinave të Londrës u përpoqën ta minimizonin numrin e vdekjeve të shkaktuara nga pandemia, duke deklaruar se ato ishin të lidhura me sëmundje të tjera, që u shpikën aty për aty. Tek “Të fejuarit”, një roman i botuar në 1827, që përshkruan përhapjen e murtajës me një realizëm të jashtëzakonshëm, shkrimtari italian Alessandro Manzoni rrëfen – dhe mbron – zemërimin e popullatës përballë strategjisë zyrtare të vendosur në Milano në 1630, për luftë kundër murtajës. Duke refuzuar të përballet me faktet, guvernatori i qytetit mohoi kërcënimin e paraqitur nga sëmundja dhe shkoi aq larg sa të vazhdojë festimet për të kremtuar ditëlindjen e një princi lokal. Në këto faqe, Manzoni tregon se si masat e pamjaftueshme izoluese, dhe nënvleftësimi nga popullsia, ishin faktorë që e përshpejtuan ndjeshëm përhapjen e sëmundjes”.

Megjithatë kjo ese për krahasimin me të shkuarën mbyllet me një porosi për të ardhmen:

“Nëse duam që një botë më e mirë të ngrihet pas kësaj pandemie, do të duhet të mbruhemi dhe të përvetësojmë me këtë përulësi, këtë solidaritet të gjeneruar nga orët e errëta që po kalojmë”.

Marrë nga: Liberation

Përshtati në shqip: A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota orhan pamuk orhan pamuk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet