LIVE UPDATES
Politike

Tabaku i përgjigjet Lames: Në 8 vite ka pasur shumë mashtrime e gënjeshtra, PD do e anulojë ligjin aktual!

22 Mars 2021, 14:00 Nga DOSJA
Tabaku i përgjigjet Lames: Në 8 vite ka pasur shumë mashtrime e

TIRANË– Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Kadastrës, Artan Lame pas akuzave të këtij të fundit për programin e PD lidhur me pronat e legalizimet. Tabaku i drejtohet Lames duke i thënë se ligji aktual i pronave do të anulohet, ndërsa për qeverinë e PS thotë se ka bërë shumë mashtrime e premtime të pambajtura lidhur me këto çështje.

DEKLARATA:

Sot nga ana e qeverisë patëm një deklaratë për çështjen e pronave dhe legalizimeve. Dhe më lejoni t’i sqaroj qytetarët për këto dy elemente shumë të rëndësishme. Në këto 8 vite ka patur shumë mashtrime, shumë gënjeshtra, shumë premtime të pambajtura, por pronat dhe legalizimet janë thjesht vetëm dy prej tyre.

Sot qeveria foli për ligjin e pronave i cili mund të njihet si ligji më famëkeq në këto 30 vite dhe i ka kthyer pronarët në të njëjtat nivele dhe i ka bërë një dëm pronarëve të njëjtë me atë që i bëri regjimi komunist.

Në programin e PD, e thënë prerë dhe qartë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë ekspertët, thuhet që “Ligji i Pronave aktual do të anulohet”. Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre, i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.

Ne do të rikthejmë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës.Sot zyrat e Kadastrës, fatkeqësisht janë kthyer në zyra grabitqare të pronave.Sot, fatkeqësisht po kryhet një luftë bandash me pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.Sot, fatkeqësisht çështja e pronave po përdoret si plaçkë lufte për çështjet elektorale. Partia Demokratike është e angazhuar së bashku me 8 shoqata pronarësh, që më në fund të rikthejë të drejtën e pronarit, të rikthejë të drejtën e pronës tek i zoti. Ne jemi angazhuar për këtë proces që në momentin që çuam ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ne nuk ka hapa pas dhe nuk ka kthim pas.

Ne do të bëjmë tre elementë kryesore që sot ligji ia mohon pronarëve të drejtë dhe pronarëve të tokës. I pari do të jetë kthimi i pronave dhe njohja e pronave aty ku ato janë borxh. I dyti do të jetë kompensimi fizik i cili do të ndodhë. Sepse më të vërtetë, qeveria tha se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kaq është sipërfaqja. Por sot truajt publikë janë dhënë me 1 euro dhe janë zaptuar nga klientët e qeverisë. Të gjitha këto do të vendosen në funksion të kompensimit fizik të pronarëve dhe së treti, kompensimi financiar i cili është në proces që ka dështuar nga ana e qeverisë, do të rikthehet me një fond dy herë më të lartë në vitin e parë dhe tre herë më të lartë në vijim dhe më në fund do t’i japim fund një procesi i cili ndoshta në kohën e PD-së pati problematikat e veta, por kurrë nuk i shkaktoi kaq dëm pronës dhe pronarëve sa ç’ka ndodhur në tetë vitet e fundit.

Përsa i përket çështjes së legalizimeve. Premtuan tetë vite më parë se do të bëjnë legalizimin falas, si është situata sot? Sot situata në terren është që pasi qytetarët shqiptarë i kanë paguar buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro për procesin e legalizimit ky është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë.

Unë sapo vij nga terreni ku qytetarët më informojnë se për të përfunduar një legalizim sot, i kërkojnë rreth 4 mijë euro për një kat shëpie për t’u paguar si taksë korrupsioni. Unë e kuptoj që qeveria është në panik pasi janë duke ikur, por këtij procesi që po e trajtojnë si plaçkë lufte, ne do ta përfundojmë brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.

Procesi i lëgalizimeve është një proces i pakthyeshëm që ka nisur me Partinë Demokratike dhe do të përfundojë me Partinë Demokratike. Ne nuk kishim asnjë dyshim që asnjë nga dy proceset nuk do të përfundonte me qeverisjen e PS-së dhe e kuptoj, ndoshta qindra shqiptarë që mund të jenë gënjyer por sot faktet janë kokëforta dhe tregojnë që në të dy proceset dështuan, i trajtuan pronarët duke i larguar nga pronat dhe trojet e tyre, nga njëra anë, dhe në anën tjetër në procesin e legalizimit realizuan dështimin më të madh.

Këto zgjedhje të dashur qytetarë, nuk janë zgjedhje as për Bashën, as për Ramën, këto zgjedhje janë për familjen dhe për qytetarët. Janë zgjedhje për procesin e integrimit europian, janë zgjedhje për t’i dhënë përfundimisht një zgjidhje korrekte procesit të kthimit të pronës, por edhe njëkohësisht të legalizimeve. Këto janë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. Ne angazhohemi për të gjitha proceset për përfundimin e vënies së të drejtës së të zotit për procesin e pronës dhe nga ana tjetër edhe për procesin e legalizimit. Do t’i shohim me prioritet. Do të jenë pjesë e planit të punës për 100 ditët e para dhe do të fillojëm menjëherë angazhimin dhe të zbatohet që nga janari i vitit së 2022. Ky është një proces që për ne është prioritet, ky është një proces për integrimin europian dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta realizuar dhe përfunduar atë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame jorida tabaku artan lame jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj