Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Gjykata e Posaçme e Apelit ‘çel’ dosjen, më 12 mars zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin Tahiri
24 Shkurt 2020, 12:58Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë më 12 mars, në orën 09:30, seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi me anëtare Nertina Kosovën dhe Nure Drenin, do të përcaktojë nëse do të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (tanimë e shpërbërë), e cila e shpalli ish-ministrin të fajshëm për “shpërdorim detyre”.
Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuororia, e cila shprehet se ka prova për akzuat e saj që u rrëzuan në Shkallën e Parë. Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi me 5 vite që më pas u konvertuan në 3 vjet shërbim prove për shkak se ish-ministri përfitonte nga gjykimi i shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit.
Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin.Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg dhe sipas Kodit Penal konvertohet në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Alarmi ndaj koronavirusit, ndaj rasteve në Itali, përveç masave të shtuara, në portin e Vlorë, dhe në farmacitë e qytetit janë shtuar ndjeshëm qytetarët ...
Sarandë- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për mijëra eurot që iu gjetën francezit të identifikuar si Renan, Ch , 3 ditë më parë në Sarandë. Policia njofton se...
TIRANË– Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të arrestimit të bossit të bixhozit dhe basteve online, Gramoz Murati. Në këto pamje, të mbrëmjes së 20 shkurtit, ...
Dibër- Hasije Dule, banesa e së cilës u grabit nga 6 persona mëngjesin e sotëm në fshatin Çernenë të Maqellarës, ka rrëfyer për mediet sesi ka ndodhur ng...
DURRËS– Prej tre ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit.Prej të premtes së javës që lamë pas Itali...
TIRANE- Shkolla Private “Udha e Shkronjave” i është përgjigjur ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila njoftoi paraditen e të hënës se këtij institucioni arsi...
Lezhë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Lezhës, ku pas përplasjes së një makine me një motoçikletë janë plagosur ...
IGUMENICË– Një furgon-frigorifer me 800 kg marijuanë është kapur nga policia greke sapo kishte kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Droga ishte e fshehur m...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin në Rinas, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë per...