All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Heqja e licensës nga Shahini, shkolla private ‘Udha e Shkronjave’ zbulon ç’ka ndodhur: Inspektori i DAR kapi për gryke

24 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Heqja e licensës nga Shahini, shkolla private ‘Udha e
All - Paragraf - 1

TIRANE- Shkolla Private “Udha e Shkronjave” i është përgjigjur ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila njoftoi paraditen e të hënës se këtij institucioni arsimor i është hequr licensa pasi ka përhapur panik. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, “Udha e Shkronjave” bën me dije se këto janë masa që janë marrë për të mirën e fëmijëve dhe shëndetin e tyre, teksa zbulon edhe përplasjen me Drejtorinë Arsimore Tiranë. 

REAGIMI I PLOTE:

1.Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.

2.Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.

3. Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)

4. Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.

5.U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.

6. Marrim një nga kopjet.

7. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)

8. Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.

9. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE. Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.

Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE? Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

 

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”? Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

Më herët, ministrja Besa Shahini e quajti ‘përhapje paniku’ vendimin e Shkollës Private “Udha e Shkronjave” për të pezulluar për 2 javë mësimin. Drejtoria e shkollës “Udha e Shkronjave”, ditën e djeshme në një njoftim bëri me dije se ky institucion arsimor do të qëndrojë i mbyllur për dy javë si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në njoftim drejtoria shkruante se vendimi ishte marrë në konsultim me prindërit dhe faza dy javore do shërbente si masë për izolim nga një infektim i mundshëm.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi ne shqiperi udha e shkronjave besa shahini koronavirusi ne shqiperi udha e shkronjave

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë