Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dibër- Hasije Dule, banesa e së cilës u grabit nga 6 persona mëngjesin e sotëm në fshatin Çernenë të Maqellarës, ka rrëfyer për mediet sesi ka ndodhur ngjarja. Ajo ka treguar se 6 persona të maskuar janë futur në banesën e saj dhe kanë dhunuar atë dhe burrin e saj, madje i kanë thyer edhe gishtin e dorës. Gruaja është shprehur më tej se autorët kanë marrë lekë dhe florinj.
RRËFIMI:
Ishte ora 11, po shihni televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona. Kapën burrin, e rrahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me kapuç, rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma.
Kur më ra për herë të parë, m’u morën mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rrahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rrahën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk ma morën dot. Njëri ma futi dy herë në shkelm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha ‘a je mirë ti’. Kur pashë burrin ishte i larë në gjak.
Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Gjithashtu, kanë grabitur edhe çantën e gruas, në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rrihnin.
Mua le të më rrihnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh. E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabitësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër.
Mëngjesin e sotëm 6 persona të maskuar kanë grabitur çiftin Dule në Maqellarë të Dibrës. Gjithçka ka ndodhur në 5 minuta, që nga momenti që autorët kanë hyrë në banesë, dhunuan dhe grabitën çiftin dhe u larguan.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Prej tre ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit.Prej të premtes së javës që lamë pas Itali...
TIRANE- Shkolla Private “Udha e Shkronjave” i është përgjigjur ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila njoftoi paraditen e të hënës se këtij institucioni arsi...
Lezhë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Lezhës, ku pas përplasjes së një makine me një motoçikletë janë plagosur ...
IGUMENICË– Një furgon-frigorifer me 800 kg marijuanë është kapur nga policia greke sapo kishte kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Droga ishte e fshehur m...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin në Rinas, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë per...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas një mesazhi të përhapur të dielën përmes “Whatsapp”,ku një vajzë e re pretendonte se vjehrra e motrës së ...
RINAS- Drejtori i Inspektimit në aeroportin e Rinasit, Lorenc Hashrova ka dhënë detaje lidhur me kontrollet e pasagjerëve që vijnë në Shqipëri. Në fjalën e tij,...
Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, në mbledhjen e sotme të Task-Forcës ka deklaruar se aktualisht pritet përgjigjja e analizave ...
TIRANË– Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes që bëri me grupin e Task-Forcës në Aeroportin e Rinasit, ka bërë me dije...
TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një urdhër për të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore në vend, ku kërkohet ruajtja e h...