LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, flet avokati Haxhia: Sajesë për ta larguar nga skena politike

11 Qershor 2020, 19:53 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, flet avokati Haxhia: Sajesë për ta larguar

TIRANË– Maks Haxhia, Kreu i Shkollës së Avokatisë në Shqipëri, njekohesisht edhe mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC News, u shpreh në lidhje me procesin gjyqësor të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, seanca e të cilit u shty për në datën 24 qershor, këtë të enjte.

Sipas avokatit Maks Haxhia, procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike, pasi posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

Më tej Haxhia në bashkëbisedimin me Endri Xhafon tha se pafajësia e Saimir Tahirit, provohet edhe nga faktet e sjella ditën e sotme, të depozituara pranë trupës gjyqësore. Haxhia theksoi se për rastin e Tahirit duhen dalluar përgjegjësitë politike, dhe përgjegjësitë penale pasi kjo e fundit, duhet të ketë rrethana konkrete, dhe emra konkretë me veprime konkrete.

“Nëse flasim për përgjegjësi penale duhet folur për persona konkret, me veprime konkrete” u shpreh mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm.

Biseda:

Maks Haxhia: Ishte një njollë, një sajesë për të implikuar dhe larguar nga skena politike z. Tahiri. Kuptohet nga gjithkush që nuk mund të marrë përgjegjësi penale Ministri sepse u kanabizua vendi. Funksioni i Ministrit të Brendshëm është një entitet politik, nuk është entitet me detyrë të përcaktuar, siç është policia e shtetit.

Endri Xhafo: Përveç se jeni avokat jeni edhe një profesor i së drejtës, dhe një figurë publike, ju thoni se ministri i brendshëm nuk ka përgjegjësi penale për kanalizimin  evnedit, atëherë nëse është kështu sic thoni ju, kemi përgjegjësi politike të një organi kolegjial?

Maks Haxhia: Po patjetër, është elektorati që mban qëndrimin me votën e tij nëse ky organ ka kryer mirë detyrën kjo qeveri, detyrë të cilën e realizon përmes kontrollit dhe orientimit politik që i bën Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Endri Xhafo: Z. Tahiri a ndan këtë mendim me ju, që duke mos patur përgjegjësi penale, përgjegjësia politike për kanalizimin  e vendit është e qeverisë ku ai bënte pjesë?

Maks Haxhia: E para, Ministri Tahiri parashtroi se në 4 vite që ka qenë Ministër i Brendshëm, ku diskutohej problemi i kanalizimit, ka patur më pak kultivim se 1 vit më përpara. Pra sasia e pretenduar në 3 vjet ishte më pak se 1 vit përpara. Z. Tahiri është ndër të parët në luftën kundër kanabisit, dhe të fenomenit të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe sjell në vëmendjen tuaj Lazaratin. Ishte z. Tahiri ai që inicioi ndërhyrjen në Lazarat ndërkohë që asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk e bëri.

Endri Xhafo: Provat që ju keni çuar në gjykatë në Apel, për të marrë pafajësinë edhe nga akuzat e shpërdorimit të detyrës, cilat janë?

Maks Haxhia: Saimir Tahiri gjatë kohës që ishte Ministër, dhe nëpërmjet Tahirit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe veçanërisht drejtoria rajonale e policisë së Vlorës, me provat sot, të cituara edhe me vendimin dhe prezencën dhe analizës që bëri vetë Jaeld Çela në pozicionin  e Drejtorit të Policisë, sollën prova me dokumente, të cilat kishin të bënin përballë përgjegjësisë penale të të gjithë personave të listuar të implikuar në trafikimin. Në kohen kur Saimir Tahiri ishte ministër dhe Jaeld Çela drejtor i policisë Vlorë janë sjellë 225 mijë raste, të dëmtimit dhe të shkatërrimit të kanabisit të mbjella në këtë zonë. Institucionet italiane të gjithë të dhënat se ku ndodheshin këto parcela i ka marrë nga policia e Vlorës.

Endri Xhafo: Lufta dhe shifrat nuk tregojnë detyrimisht dhe nuk e bëjnë zero trafikun, kjo që thoni ju nuk përjashton mundësinë që Habilajt të kenë vazhduar punën e tyre.

Maks Haxhia: Ne po flasim për persona konkretë dhe përgjegjësi konkrete, dhe ju përmendni mundësinë. Në drejtësi nuk ka “mundësi”, nuk flitet me “sikur”.

Endri Xhafo: Nëse një ministër nuk kapet në kushte flagrance, që në automjetin e tij të kapet një sasi droge, është e vështirë të provosh përgjegjësinë penale të një ministri?

Maks Haxhia: Ka një gjë, qe duhen dalluar përgjegjësitë politike dhe përgjegjësit penale. Nëse flasim për përgjegjësi penale duhet folur për persona konkret, me veprime konkrete. Tahiri është i vetmi ministër që i ndryshoi fytyrën policisë së shtetit, është i vetmi ministër që hoqi dorë nga mandati dhe u vu në dispozicion të drejtësisë, është i vetmi ministër që nuk pranoi të vazhdonte detyrën e deputetit.

Në lidhje me vendimin e sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor për përfundimin e ushtrimit të detyrës të Ardian Dvoranit, Haxhia u shpreh se vendimi i KLGJ për përfundimin e ushtrimit të detyrës nuk mjafton dhe se ky këshill duhet të procedojë njëkohësisht dhe menjëherë me zëvendësimin e tij.

“Mbarimi i  madatit të z. Dvorani nuk është ndonjë gjë e re, mandati është përcaktuar për 9 vjet. Problemi është që këshillat që janë bërë në bazë të reformës në drejtësi  u njoftua se anëtarët e gjykatës së lartë dhe të Gjykatës kushtetuese, rrinë në detyrë deri në zëvendësim. Ju siguroj se Z. Dvorani nuk ka pasur ndonjë dëshirë për të qëndruar në atë detyrë, është nga gjyqtarët e vetëm, që po të kishte Shqipëria 10 të tillë, drejtësia do të ishte ndryshe dhe do kishte fytyrë tjetër. Z. Dvorani duhet të ikë nga detyra në momentin që zëvendësohet. KLGJ duhet të procedojë urgjentisht me zëvendësimin e tij”, u shpreh kreu i Shkollës së Avokatisë Shqiptare.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maks haxhia saimir tahiri maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë