LIVE UPDATES
Aktualitet

Tahiri qan në gjykatë? Flet avokati: S’ishin lotë, ai është burrë! (Zbërthen edhe mesazhet e koduara…)

19 Shtator 2019, 10:43 Nga DOSJA
Tahiri qan në gjykatë? Flet avokati: S’ishin lotë, ai

TIRANE- Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka zbërthyer mesazhet e koduara të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të dhëna sot në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, teksa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00.

Duke folur për për News24, për gazetaren Klodiana Lala, në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Haxhia tha se është çmenduri të dënohet ish-ministri Tahiri, kur gjykata nuk ka as edhe një provë të vetme kundër tij.

Prokuroria thotë që ka nisur hetimi që në vitin 2016 …
Prokuroria tha që jeni neve ata që e kemi nisur në korrik 2016, ndërkohë që po në këto fashikuj, Tahiri dhe avokatët, rezultonte që Policia e Vlorës kishte informuar. Sot, ju referuan shkresave, që ishin pjesë e dosjes dhe që i ka futur vetë Prokuroria. Si ka mundësi që qenkan pjesë e bandës dhe po ata bëjnë kallëzim. Kjo Prokurori e pezulloi dosjen dhe e hapi pas katër muajve.

Tahiri ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar politikisht, si mendoni ju?
Unë kurrë nuk e kam ngatërruar profesionin tim me politikën. Mbrojtjen time kam zgjedhur ta bëj në aspektin juridik. Ky proces nuk ka fat tjetër, ka vetëm pafajësinë.

Tahiri ka përmendur Ramën, duke thënë se “nuk jemi ne shefat e mëdhenj në përgjime, Rama është shefi im i madh në politikë”, a mund ta zbërtheni pak mesazhin?
Shqipja është e bukur dhe e larmishme. Tahiri tha “si e keni hetuar ju prokurorët që jam unë shefi i madh”, në kontekstin që prokurorët s’kanë bërë hetim. Tahiri thotë “aq të apasionuar jeni për të më bërë me faj, sa thoni se unë jam shefi i madh, kur unë kam qenë në takime zyrtare, me Komisionierin dhe pastaj me Ramën”. Tahiri thotë që “në krim nuk jam unë shefi i madh, por në politikë shefi i madh dihet kush është”.

Akuzat e Tahirit se “ka persona me vëllezër trafikantë që s’mbajnë përgjegjësi” ishin për Xhafajn”
Nuk është e vërtetë, unë e kuptova në një parim të drejtpërdrejtë dhe universal. Njeriu mban përgjegjësi vetëm për veprimet e veta. E ka në kontekstin që nuk mban përgjegjësi as për vëllain njeriu, dhe jo për kushërinjtë. Nuk ka lidhje me Xhafajn.

Ishte thuajse në lot Tahiri …
Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme.

A mundet gjykata të bëjë kualifikimin ndryshe të veprës penale, ta dënojë psh për shpërdorim detyre?
Ligjërisht e ka një të drejtë të tillë. Nëse faktet nuk e bindin gjykatën se jemi përpara trafikimit, mund të japë shpërdorim detyre. Por, prapë duhet të gjejë ku e ka shpërdorur detyrën. Marrë nga Balkanweb.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maks haxhia qan saimir tahiri saimir tahiri vendimi për saimir tahirin maks haxhia qan saimir tahiri saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Shtator 2019, 10:08

Panik në Stamboll, shpërthen një fabrikë kimike

Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti  fortë, duke bërë që makinat e gje...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet