LIVE UPDATES
Bota

Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për në datën 16 korrik

10 Korrik 2020, 12:04 Nga DOSJA
Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për në

PARIS-Radio Evropa e Lirë merr vesh se edhe takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet përmes një video-konference, kurse takimi Hoti-Vuçiq pritet të ndodhë më 16 korrik. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.  “Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

“Por, ne fuqishëm besojmë se procesi i dialogut duhet të ketë një afat të qartë kohor dhe një kornizë të vlerave dhe parimeve themelore që duhen respektuar, në përputhje me perspektivën evropiane të të dyja vendeve”, shtoi Hoti. Kryeministri i Kosovës tha se gjatë procesit të dialogut, Serbia nuk ka shfaqur synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve.

“E kundërta, ka prolonguar procesin për të ‘blerë kohë’ dhe për të vazhduar fushatën kundër sovranitetit të Kosovës”, tha Hoti, duke shtuar se veprime të tilla të Serbisë kanë çuar që autoritetet e Kosovës të ndërmarrin masa, siç ishte edhe vendimi i Qeverisë së kaluar të Kosovës për të vendosur taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.

Hoti tha se procesi i dialogut, në mënyrë që të jetë i suksesshëm duhet të udhëhiqet nga parime që sipas Hotit janë: Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket, marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si modaliteti i vetëm që do t’i jepte legjitimitet një marrëveshjeje të tillë. Sipas Hotit, bazuar në këto parime, marrëveshja finale duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe nëse kjo nuk ndodh, marrëveshja si e tillë, sipas kryeministrit kosovar nuk do të kishte sukses.

Sipas Hotit, personat e pagjetur dhe viktimat e çfarëdo forme të dhunës, dëmet e luftës dhe viktimat, janë shqetësimi kryesor i Kosovës në këtë proces, andaj ai shtoi se pa pasur drejtësi për viktimat nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve. Hoti po ashtu përmendi që marrëveshja finale duhet të kontribuojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Bazuar në këto parime dhe objektiva, Republika e Kosovës është e gatshme të jetë një partnere konstruktive dhe bashkëpunuese në dialogun për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme”, konkuldoi Hoti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shënuam me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, që vendet e tjera të Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën dhe pastaj do të merreshin me të zhdukurit dhe çështjen e dëmeve. Nëse ky është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë.

Ai tha se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por nuk do të ketë bisedime për pranim të ultimatumeve.

“I jam mirënjohës përkushtimit evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, tha Vuçiq.

“Do të jemi të ekspozuar ndaj pritjeve të mëdha të partnerëve evropianë dhe do të kthehemi prapa në vend të darkës së nesërme. Kemi një video-konferencë të dielën dhe më pas vazhdimin e dialogut”, tha ai.

Duke folur për pozicionin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Vuçiq nënvizoi se këta janë udhëheqës të vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ata e kuptojnë pozicionin tonë. Merkel dhe Macron janë politikanë me përvojë dhe ata e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ne nuk ishim të ekspozuar ndaj presionit nga këta të dy dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha ultimatumeve në një mënyrë të guximshme. Unë mendoj se Macron dhe Merkel e kuptuan këtë. Në çdo rast, ne duhet të mësojmë të flasim me ata që nuk jetojnë në realitet”, u tha Vuçiq gazetarëve në Paris.

Pas samitit, pritet që Franca dhe Gjermania, si nikoqir të këtij samiti, të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Kosova dhe Serbia po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç tha ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura. Ne samitin virtual marrën pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiq.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, pret që samiti nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, të premten, do të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Sipas tij, korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, i cili në mënyrë të qartë ndërlidhte perspektivën e Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, heqjes dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, “tashmë kanë humbur më krizën shumëvjeçare”.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet. Kjo duhet t’i bëhet me dije në mënyrë të qartë presidentit (Aleksandar) Vuçiq në Beograd dhe pastaj kjo duhet të jetë kornizë, përmes së cilës do të bisedonin përfaqësuesit e BE-së, zoti Borrel dhe zoti Lajçak”, thotë Weber.

Ndryshe, këtë javë, presidenti francez Macron priti Hotin dhe Vuçiqin veçmas në Paris, dhe një nga temat e bisedimeve në këto takime, ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Në një komunikatë për media nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Është thënë se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, Vuçiq ka thënë këtë javë se Serbia pret një “verë të vështirë dhe vjeshtë” për çështjen e Kosovës.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, u shpreh Vuçiq.

Në këto ngjarje, megjithatë nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kundër së cilit tashmë është paraqitur një aktakuzë për krime lufte në Prokurorinë në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën, nga dita kur është ngritur në prill.

Lidhur me aktakuzë, Prokuroria e Specializuar njoftoi më 24 qershor, kur Thaçi u nis për në Uashington, ku duhej të zhvillohej një takim midis Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit amerikan Richard Grenell. Në gjysmën e rrugës, Thaçi anuloi udhëtimin drejt SHBA-së dhe më pas edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut.

Përndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron organizuan një takim të liderëve të rajonit në Berlin në fund të prillit 2018, dhe më pas njoftuan për një takim të ri midis Kosovës dhe Serbisë në Paris më 1 korrik, i cili kurrë nuk u zhvillua. Beogradi zyrtar kushtëzoi vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës, ndërsa kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk hoqi dorë nga qëndrimi që taksat do të mbeten në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç takimi hoti-vuçiç

Sondazh

Poll
Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët