Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ATHINË – Turqia dhe Greqia e kanë mbyllur raundin e 62 të bisedimeve mes tyre. Dy shtetet anëtarët e NATO-s, u takuan ditën e sotme për të provuar edhe një herë për të zgjidhur bllokimin e tyre mbi kufijtë e Mesdheut lindor dhe të drejtat e energjisë.
Në veçanti, ata kanë folur për bisedime që kanë lënë në raundin e 61, të mbajtur më 25 janar në Stamboll për të zgjidhur pikat e konvergjencës për çdo negociatë në të ardhmen në lidhje me caktimin e shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, sipas Ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, është vendosur që bisedimet të vazhdojë dhe ditën e nesërme.
Ditën e djeshme, Ankaraja rriti presionin ndaj Izraelit, Greqisë dhe Bashkimit Evropian, ku i tha se duhet të kërkojnë lejen e saj përpara çdo aktiviteti në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor, shkruajnë mediat e huaja.
Si Greqia, ashtu edhe Turqia thirren në një sërë traktatesh dekadash të vjetra dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale.
Armiqësitë u ndezën vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore të shoqëruar nga një flotilje e marinës në ujërat pranë bregdetit turk që Greqia pretendon se janë të tyret, një pretendim që BE mbështet. Deri më tani, Athina ka dashur të diskutojë vetëm kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk. Ankaraja këmbëngul se bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dy shteteve.
Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 61 raunde bisedimesh, por pa sukses. Turqia dhe Greqia nuk janë në një mendje për shtrirjen e shelfit Kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.
(kle.mu;k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Vëllezërit binjakë nga Chikago të cilët tradhtuan bosin e mafjes, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, Margarito dhe Pedro Flores mund të përballen me akuza federal...
SHBA- Kreu i Teslas, Elon Musk i ka vendosur vetes një titull të ri krahas Shefit të Përgjithshëm të saj. CNN shkruan se Musk e ka quajtur vetën si “Techn...
PORTUGALI- Portugalia është bërë shteti më i ri që ka pezulluar vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës. Metro shkruan se pezullimi i vaksinës në Por...
GJERMANI- Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencis...
SHBA- Gruaja indigjene, Deb Haaland është konfirmuar si Sekretare e Brendshme në SHBA. The Guardian shkruan se Haaland është gruaja e parë në historinë e SHBA-s...
VENEZUELA- Venezuela është bërë vendi i parë në Amerikën latine që ka pezulluar vaksinimin e popullsisë me AstraZeneca. Unionesarda shkruan se vendimi për pezul...
Pandemia e COVID-19 vijon ‘të mbërthejë’ botën. Deri më tani në rang global janë shënuar 120,815,512 raste të infektuara, prej të cilëve 2,673,376 k...
SUEDI- Suedia është shteti më i ri që ka ndërprerë vaksinimin me AstraZenecën. The Guardian shkruan se ndërprerja e vaksinimit të popullsisë me AstraZenecën nga...
TAJLANDË- Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha është vaksinuar ditën e sotme me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se në Tajlandë, vaksin...
BRITANI– Organizatat bamirëse të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se niveli i vdekjes mund të rritet për shkak të numrit të madh të ra...