LIVE UPDATES
Bota

“Paratë tuaja janë të sigurta”, Kurti takon përfaqësuesit e bankave: Kemi marrë masa për lehtësimin e biznesit dhe p

16 Mars 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Paratë tuaja janë të sigurta”, Kurti takon

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me të gjitha bankat private në Kosovë. Pas takimit, Kurti ka bërë publike disa detaje dhe shkruan se paratë e depozituara nga qytetarët janë të sigurta dhe se me përfaqësuesit e bankave ka folur për këstet mujore të kredive të bizneseve në vend.

Më tej Kurti ka publikuar tri pika të diskutimeve nga takimi që ai e ka pasur me përfaqësusit e bankave në vend, të cilat janë në favor të qytetarëve dhe bizneseve. Konkluzion i takimi është që të ndihmohen biznesët, të cilat nuk arrijnë të paguajnë në kohë këstet kreditore, duke mos u llogaritur kamata ndëshkuese. Po ashtu, Kurti tregon që kanë filluar përgatitjet për të evituar pritjet e pensionistëve për të marrë pensionet në banka, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin covid-19.

REAGIM I PLOTË

Sot, bashkë me ministrin për Financa dhe Transfere, z. Besnik Bislimi, zëvendësministrin z. Ilir Aliu dhe këshilltarin tim politik z. Milot Cakaj, takuam delegacionin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, pjesë e së cilës ishin drejtoret ekzekutiv të të gjitha bankave komerciale në Kosovë. Takimi ishte i frytshëm dhe për këtë dua ta falënderoj secilin prej pjesëmarrësve. Unë i njoftova përfaqësuesit e bankave komerciale të Kosovës për situatën në të cilën ndodhemi pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në tërë vendin dhe po ashtu shtjelluam edhe implikimet që dalin për sistemin financiar të vendit. Përfaqësuesit e bankave komerciale treguan gatishmëri maksimale që të bëhen partnerë në gjithë përpjekjet për tejkalimin sa më të shpejtë dhe efikas të gjendjes ekzistuese, dhe gjithashtu më njoftuan për veprimet që ata kanë ndërmarrë për të akomoduar vendimet e qeverisë në këtë drejtim. Nga ky takim dolëm me këto porosi si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin e biznesit:

Sistemi bankar i Kosovës ka likuiditet të mjaftueshëm dhe depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk pritet të ketë asnjë kufizim në disponibilitetin e parasë së gatshme në ekonomi. Andaj qytetarët dhe depozituesit mund të jenë të qetë në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë janë të vetëdijshëm që brenda sektorëve të caktuar të ekonomisë, një numër biznesesh që përdorin instrumente financiare të sistemit bankar mund të përballen me vështirësi të përkohshme për mbulim të kësteve mujore të kredive. Bankat e vendit do ta trajtojnë me kujdes secilin rast dhe do të dalin në ndihmë bizneseve në vështirësi përmes trajtimit miqësor të vonesave eventuale, duke mos llogaritur asnjë kamatë ndëshkuese për vonesa. Kjo pastaj do të ruajë edhe rejtingun kreditor të bizneseve.

Ministria e Financave ka filluar punët për gjetjen e zgjidhjes për ekzekutim të parakohshëm të skemave pensionale dhe pastaj edhe atyre sociale, në mënyrë që të evitohen radhët e qytetarëve para sporteleve bankare. Duke qenë se skema pensionale shkon tek ato shtresa të qytetarëve tanë që janë mbi proporcionalisht të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me virusin Corona, është SHUMË me rëndësi që të gjendet një modalitet që redukton në maksimum ekspozimin e të moshuarve. Këtu përfshihet kërkesa që sa më shumë përfitues të përdorin transferet elektronike bankare ose makinat automatike për tërheqjet e parave. Kurdo që është e mundur të shtyjnë tërheqjen deri në momentet më të përshtatshme.

Unë si Kryeministër do të jem në vazhdimësi i interesuar për zhvillimet edhe në sistemin bankar, për të siguruar që ky sistem të bëhet pjesë integrale e zgjidhjes së vështirësive nëpër të cilat po kalojmë këto ditë e këto javë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove kurti takohet me bankat albin kurti koronavirusi ne kosove kurti takohet me bankat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj